• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 37-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një 37-vjeçar raportohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kryeqytet. Për pasojë ky shtetas ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi paraprak i policise

Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hètimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *