• |
ide | kryesore

Shkodër/ Mbante armë zjarri me vete, arrestohet 31-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. M., banues në fshatin Grudë e Re, i dënuar më parë.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i’u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *