• |
ide | kryesore

“Hyjnia fatsjellëse na harroi”, Conte kapet pas fatit të keq në dështimin për të marrë kreun

-Instant, Sport



Antonio Conte komentoi humbjen ndaj Sampdorias, që i mohoi Inter marrjen e kreut në Serie A. “Ishte një ndeshje pak e çuditshme. Kaluam nga penalltia e gabuar në pësimin e dy golave – shpjegoi ai. Mendoj se ekipi po bën mirë: ata luajtën, krijuan. Ndonjëherë humb ndeshje si këto, të cilat nuk meriton ti humbasësh. Edhe në topin e kthyer pas penalltisë së gabuar, mund të kishim shënuar. Në pjesën e parë dominuam dhe pësuam dy gola. Sot Hyjnia fatsjellëse na harroi”.

Për mungesën e Lukakut nga minuta e parë, tekniku ka shpjeguar. “Unë mendoj se nuk ishte hera e parë që kemi luajtur pa Romelun. Ne i dimë shumë mirë cilësitë që ai ka, por nuk ishte 100% dhe kjo u tregua kur u u fut në fushë. Gjithsesi, më vjen keq, ne merituam diçka më shumë.”

Lojëra të shkëlqyera në dy humbjet, sipas trajnerit zikaltër. “Sinqerisht mendoj se faza jonë e sulmit është e shkëlqyer, ne sulmojmë me shumë njerëz, japim amplituda, duke përfshirë edhe mesfushorët. Këtë vit na ka munguar pak ekuilibri, veçanërisht në fillim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *