• |
ide | kryesore

Kongresi i SHBA rifillon seancën pas dhunës/ Pence: Dënojmë në mënyrën më të ashpër atë që ndodhi

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës dhe kaosit në Kapitol. Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden. Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot. Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, thaPence.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

 

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e vuri përgjegjësinë mbi presidentin Trump.

“Kjo do të jetë një njollë në vendin tone, jo aq lehtë për t’u zhdukur. Trashëgimia e fundit, e tmerrshme, e pashlyeshme, e pashlyeshme e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara”, tha ai./ VOA

 



2 Comments

  1. Nuk mundet që një president të deklaroje se janë vjedhur votat nëse nuk do ishin vjedhur vërtete fakti që mediat dolën të gjitha kunder Tramp tregon që ka pasur nje perpjekje per ta larguar kunder deshires se popullit amerikan edhe rrjetet sociale u perpoqën me çdo kusht ti mbyllnin gojen presidentit amerikan populli ammerikan i ka kuptuar keto Nuk manovra nuk mund të mbyllen sytë perballë ketij manipulimi masiv kontrollin e shtetit amerikan e kanë marre forca të erreta dhe kjo do shihet në vitet ne vazhdim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *