• |
ide | kryesore

Kurti për zgjedhjet e reja: Nuk janë zgjedhje, janë referendum

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, reagoi pas shpalljes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi. Kurti shkroi në Facebook se pas shtatë muajsh, u dëshmua ajo që dihej nga fillimi.

“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Ato janë një referendum. Në 14 shkurt politika e keqe do të gjendet përpara gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës”, thuhet ne mesazh.

Por aty nuk përmendet nëse vetë Kurti do të garojë apo jo për deputet në këto zgjedhje. Më herët, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses ia ndalon Kurtit që të garojë për deputet, por kjo sipas tij, nuk ia ndalon që ai të nominohet për kryeministër, nëse partia e vet fiton zgjedhjet.



2 Comments

  1. Po nese nuk fiton mbi 50 %, i bie se referendumi nuk fitohet. E do te dalesh nje humbes i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *