• |
ide | kryesore

Me kalendarin Julian, kremtohet Krishtlindja në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme



Të krishterët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut, kremtojnë festën e Krishtlindjeve ku në të gjitha kishat ortodokse të vendit mëngjesin e sotëm janë mbajtur liturgjitë e Krishtlindjeve. Manifestimi qendror është mbajtur në kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, Stefan, mbajti liturgjinë.

Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë së bashku me sinodin e shenjtë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, besimtarëve të krishterë ortodoksë u dërgoi mesazhin e Krishtlindjeve, duke u uruar paqe dhe bekimin e Zotit për të gjithë.

Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian, të themeluar nën sundimin e Julius Caesar 45 p.e.s. dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian i cili u themelua në vitin 1582 nga Papa romak Gregori. Dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *