• |
ide | kryesore

Menaxheri i Eriksen denoncon Inter: ankimim në Kolegjin e Garancisë

-Instant, Sport



Është një përplasje totale tashmë mes Inter dhe Eriksen, sepse sikur të mos mjaftonin divergjencat e lojtarit me shoqërinë, në mes është futur edhe menaxheri i tij Martin Schoots. Menaxheri ka paraqitur tashmë një ankimim në Kolegjin e Garancisë Sportive kundër klubit zikaltër. Megjithëse arsyet nuk janë zbuluar qartë në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Coni, në qendër të gjithçkaje janë çështje ekonomike në lidhje me komisionet që nuk janë paguar ende nga klubi.

Në komunikatën zyrtare shkruhet se “Kolegji i Garancisë të Sporteve ka marrë një kërkesë për arbitrazh, në përputhje me Nenin 22, paragrafi 2, të Rregullores së menaxherëve Sportivë të Coni-t, nga menaxheri Sportiv Martinus Schoots kundër FC Internazionale Milano SpA , në bazë të kontratës së mandatit, të nënshkruar në 27 janar 2020, në sajë të së cilës shoqëria njoftoi realizimin e transferimit të lojtarit Christian Eriksen, i regjistruar atëherë tek Tottenham Hotspur FC, në shoqërinë milaneze”.

Neni 22, paragrafi 2, i cituar në njoftimin për shtyp thotë: “Në qoftë se nuk përjashtohen shprehimisht nga kontrata e mandatit, i kalohen gjithashtu Kolegjit të Garancisë Sportive CONI, në përputhje me nenin 54, paragrafi 3 i Kodit të Drejtësisë Sportive, të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me vlefshmërinë, interpretimin dhe ekzekutimin e kontratave të mandatit të përcaktuara nga menaxherët sportivë, si dhe mosmarrëveshjet përkatëse të një natyre ekonomike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *