• |
ide | kryesore

PD rendit shkeljet e Ramës në borxhin 30 milionë euro për Rrugën e Lumit të Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka hehdur akuza për qeverinë lidhur ne projektin për Lumin e Vlorës. Në një deklaratë për shtyp, eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti tha se qeveria pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

“Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin dhe borxhin e ri 30 milionë euro”, u shpreh Teliti.

Pjese nga deklarata

 

“Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama. Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit. Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit. Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar. Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar. Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu. Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata. Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise”



8 Comments

  1. Shume miliona po hidhen por te pakten te behen rruget me standarte. Te gjitha rruget e saposhtruara ne kryeqytet jane gjithe gropa, pusetat e shkaterruara. Rruga e re levan -fier sinjalistik skandaloze, asfalti me shume probleme. Rruga e Borshit qe kur u shtrua para disa muajsh ishte me probleme, dhe ARRSH nuk mori masa. Kjo rruga nga teg ne shkoz ka 6 vjet qe u shtrua dhe s,funksionon. Pra futi disa miliona me teper qe te kalojne shpenzimet e oligarkeve

  2. Llapni sa te doni se Edi Rama nuk e rruan per njeri ne Shqiperi.

    Thenia e tij lapidare se popullit nuk i ngrihet tregon se ai eshte nje njohes i holle i

    mentalitetit shqiptar. Populli yne trimerohet vetem me vllain, me gruan ,me prinderit

    me komshiun per nje fjale goje , por me ate qe te vjedh, te dhunon, te fut ne burg per

    30 mije leke te vjetra te nje fature, te prish shtepite e te ben te 99-at, nuk ben as

    gek as mek. Populli yne nuk e don lirine por zgjedhen ne qafe se ashtu ndihet me

    mire.

    1. hahaha sa mire qe loqet e njohin Ramen per udheheqes por jo per hajdut.

      Ore Rama nuk eshte xhepist autobusi linje se te ishte i tille, demi do ishte minimal,por eshte HAJDUT dhe Udheheqes HAJDUTESH qe i fusin doren ne xhep cdo qytetari
      shqiptar (perfshire dhe ty rilinds).

      Per ilustrim hajduterie: E di sa prokurime/tendera te natyres civile jane bere nen klauzolen “sekret” gjate udheheqjes se Ram Kim Jongut?
      Dhe keto tendera sekret or lum miku jane Miliona Euro VJEDHJE. Dhe kjo ishte vetem nje copez e vogel e mozaikut te VJEDHJES qe solla per ilustrim.

  3. Ta provoje populli ke baxhellat e ridhjerjes,ne ajer do ti mbaje as kembet nuk do ti prekin ne toke fare,te jua shkerdhej me race e me did degjeneratat e qelbesirave

  4. Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi.

    Kjo e fundit ka rezervuar së pari një drekë me produkte zgare dhe verë të kuqe për kreun e shtetit ku kanë diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

    1. Nuk mbeti organi i qeverisjes vendore ti vije ne ndihme Presidenti se kompetencat jane te ndara..Meqe erdhi llafi, nuk e kishit fituar juve me ate drogaxhiun (qe e nxorret nga burgu) Bashkine e Shkodres? Hajde pirdhu sekretar partie se keto dredhira si ne kohe te qelbesires, nuk i ha me njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *