• |
ide | kryesore

Vaksinohen kundra COVID-19 mbretëresha Elisabeth dhe princi Philip

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj, Princ Philip janë vaksinuar kundër COVID-19, ka bërë të ditur Buckingham Palace. Një burim pranë familjes mbretërore tha se vaksinat janë bërë sot më 9 janar nga një mjek i tyre në kështjellën, Windsor.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, monarkja 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të parandaluar spekulimet e mëtejshme mbi vaksinat.

Mbretëresha, 94, dhe Princi Philip, 99 vjeç, janë mes rreth 1.5 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë bërë dozën e parë vaksinës Covid. Britani e Madhe ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit më 8 dhjetor të viti të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *