• |
ide | kryesore

Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Klodian Tomorri që prej vitesh ndjek çështjet e ekonomisë ka bërë një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook mbi darkën shumë të komentuar të disa ministrave në Dubai. Ai thotë se ndoshta problemi nuk është darka vetë, por afera e portit të Durrësit të cilin qeveria shqiptare po ua jep arabëve në një mënyrë të paprecedent.

Shkrimi i plotë

E gjendur përballë zemërimit publik, që nxiti videoja ku shfaqeshin ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë duke darkuar nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane në një restorant luksoz në Dubai, qeveria nxitoi të justifikohej menjëherë. Me drejtorin e propagandës të kapur gafil duke kafshuar biftekun e arte te Nusretit, Edi Rama u detyrua vetë të lëshojë një deklaratë qesharake në Tiranë, ku shfajësohej se kjo ishte një vizitë punë, se ministrat dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kishin shkuar në Dubai për hall dhe jo për qejf dhe se paratë e darkës së shtrenjtë nuk i pagoi buxheti, por mikpritësi i delagacionit shqiptar, grupi Emaar.

Madje respekti i madh për Shqipërinë dhe vete Ramen personalisht, e kishte detyruar sheikun xhymert që të cënonte edhe besimin e tij fetar duke paguar edhe verën e shtrenjtë haram për zyrtarët e lartë nga Shqipëria. Por përtej shfajësimeve qesharake, deklarata e qeverisë ka një të vërtetë. Problemi i vertetë i videos nuk është ulja e ministrave për darkë në shoqërinë e biznesmenëve, sado e pamoralshme dhe në konflikt interesi të jetë kjo. Nuk është as fatura e shtrenjtë e restorantit ekzotik, edhe sikur të jetë paguar nga paratë e buxhetit. Problemi real është vetë vizita. Ose më saktë qëllimi i saj.

Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethenë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Opozita tuhafe brenda Parlamentit as nuk e kuptoi fare se ccfarë u votua. Opozita reale jashtë parlamentit po ashtu.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik me EBA është një akt i paprecedentë juridik. Një ligj i tillë është tentuar disa herë në të shkuarën edhe nga kompani të vendeve të tjera, por në asnjë rast institucionet shqiptare nuk kishin lëshuar pe edhe përballë projekteve madhore. Deri një muaj më parë. Tashmë ligji kaloi dhe nga pas do të vijë fatura e kripur për vendin.

Qëllimi kryesor i këtij ligji dhe vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai është një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar. Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallravë do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një projekt aventurier, përmes të cilit arabët do të aneksojnë 100 hektarë tokë në bregdet për të ngritur bizneset e tyre, ndërsa qytetarët shqiptarë do të humbasin Portin më të madh të vendit, i cili d të kërkojë qindra milionë euro të tjera për t’u ndërtuar sërish, nëse do të ndërtohet dhe nuk do të lihet rrugëve sicc e ka zakon qeveria me veprat publike. Madje për të vënë në jetë këtë projekt, qeveri ka hequr dorë edhe nga 60 milionë euro grante dhe kredi të buta nga Bashkimi Europian, për të cilat ka dy marrëveshje të nënshkruara nga Damian Gjiknuri.

Kjo është arsyeja që e detyroi gjysmën e qeverisë të zbarkojë në Dubai. Për fatin e keq të Belinda Ballukut, pikërisht ditën kur gjysma e Shqipërisë është nën pushtetin e ujit dhe banesat e mijëra familjeve gjenden të përmbytura. Por punët në qeveri kanë prioritete. Në fillim pazari 2 miliardë dollarë, që do të zhvillojë Shqipërinë duke asgjësuar Portin e Durrësit dhe aneksuar 100 hektarë tokë në zonën më të lakmuar të bregdetit. Më pas, Ministria e Infrastrukturës do të vihet menjehërë në krye të punëve për të ndihmuar familjet e përmbytura, që rrezikojnë jetën nga vërshimi i ujit. /Marrë nga faqja në Facebook e autorit me titullin: “Fatura e darkës së Nusretit”



6 Comments

  1. ”” Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u FALE arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e FALUR. ”’

    Cfare nenkupton gazetari EKSPERT I EKONOMISE me fjalen ‘ FALUR ‘ ?
    Dua te di nese ky EKSPERTI I EKONOMISE ka studjuar per gazetari apo per ekonomi.
    Kush me ndihmon me CV e tij ?
    Dhe e fundit kush me ndihmon te gjej marrveshjen e ‘ Rames ‘ me Sauditet ?
    Dua ta lexoj vete , se me fjalen e ketyre megafoneve partiake nuk shkoj as ne banjo.

  2. Kete ekonomistin e njoh un.
    Eshte administrator te pallati im.
    Eshte shume i afet. Biles eshte dhe llogaritari nja dy bizneseve te fuqishme te lagjes son.

  3. Deri më 25 Prill tani do të kemi shansin të dëgjojmë Tan Shehun e Tit Vasilin të ankohen se vaksinat po i marrin vetëm elektrati socialist, dhe jo ai demokrat, ose akoma më keq, të dëgjojmë që një demorkat që bëri vaksinën, i kishin futur çip dhe është bërë socialist.

    Po të paktën këto nuk e tmerrojnë popllin, po i ngrejnë humorin. Dhe është vërtet kohë e keqe ku humori është i nevojshëm për të ngritur moralin. Por jo për të ngritur opozitën.

    Dhe një kërkesë për qeverinë. Kur të filloj vaksinimi i të moshuarve, fillojeni me Sali Berishën. Eshtë i vetmi që i duhet gjallë qeverisë deri më 25 Prill.

  4. Skandalet e ramapjelljes skane fund

    Ka plasur sheshit prej kohesh kjo fare e keqe ripjellje e rames

    Rrezik i madh per njerezit dhe vendin.

    Shqiperia po denatyralizohet fale rames dhe ripjellasve.

    Vjedhje e madhe per breza te tera!!!

    Ky i cmendur per para e fame, duhet ndaluar medoemos.
    ,demet dhe zullumet shkojn per biliona euro dhe per dekada jete

    Sot ka mevoje per vasil lacin apo trima te there

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *