• |
ide | kryesore

Grabitet një banesë në Korçë, pronari përleshet me dy autorët dhe mbetet i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ndërsa pre e grabitjes ka rënë banesa e një kambisti. Sipas të dhënave, në momentin e grabitjes, dy autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

Pronari i banesë aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, deri më tani nuk dihet ende shuma e grabitur. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *