• |
ide | kryesore

Grabitja në Korçë/ Kambisti kap hajdutin në shtëpi, grabitësit e tjerë e kërcënojnë me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i moshuar ka qenë dëshmitar i grabitjes në Korçë. Për mediat, ai ka treguar momentet e tmerrit, kur kambisti është përplasur me një prej autorëve. Vasil Zoga thotë se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte një prej tyre duke e vendosur poshtë dhe nuk e lëshonte.

Bashkëpuntorët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët ‘’Më vrit, nuk e lëshoj’’.

“Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. 4 thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë ky Shefqeti. Shefqet ishte i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij e shpëtoj.

Unë i thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Nuk e lëshoj vramë, i tha.

Dorezat pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë se vjen policia, u bë çu bë.

Shefqeti është godit në kokë dhe fytyrë. Doli gjithë lagjia. Njërit ia lidhën këmbët me tel”, tha Zoga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *