• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Britani/ Mbi 1500 të vdekur nga Covid në 1 ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ndodhi as gjatë kulmit të valës së parë të covid në mars dhe as kur shifrat nisën të rriteshin në valën e dytë në dhjetor. Në Britaninë e Madhe u shënua një rekord ditor viktimash nga Covid ku duket se ka pasur një efekt edhe varianti i ri. Jetët e humbura në 24 orët e fundit ishin 1 564 përkundrejt 1 243 të një dite më parë. Autoritetet raportuan edhe 47 525 raste të reja.

Megjithatë Kryeministri Boris Johnson është optimist pasi në një seancën dëgjimore tha se “karantina e vendosur ka filluar të ketë disa ndikime pozitive”, por ai ende ka theksuar se mbetet ende rreziku i mbipopullimit të spitaleve madje me 70% më shumë të shtruar se në prill. Johnson nuk e përjashtoi që masat të shtrëngohen më tej. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *