• |
ide | kryesore

Dhunuan kambistin dhe i grabitën 40 mln lekë/ Burg një prej autorëve, 2 ende në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lihet në burg, Agim Caci, njëri prej autorëve që grabitën kambistin në Korçë. Caci, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Caci së bashku me dy shtetas të tjerë grabitën 40 milionë lekë të vjetra. Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit, ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *