• |
ide | kryesore

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmon mbërritjen e variantit të ri të COVID-19: Nuk është identik me atë në Britani

-Instant, Lajme, Të fundit



Varianti i ri i COVID-19 duket se ka arritur shumë pranë Shqipërinë, saktësisht është Maqedonia e Veriut ajo që pikasur rastet e para.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britëninë e Madhe, por i ngjashëm. Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër.
Më tej ai thekson se që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

‘’Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.



3 Comments

  1. Ju jeni mrregull me virusin britanik, po ne ne shqiperi qe kemi virusin rilindas si tja bejme, hall ma tmadh ska kush nket bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *