• |
ide | kryesore

Shiu i lë vendin borës, zbardhen Korça dhe Qafa e Llogorasë

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa zona të Shqipërisë ia kanë lënë vendin temperaturave të ulëta dhe borës. Në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit si në Bulqizë, Kukës, Korçë e Qafën e Llogorasë. Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës nisën që mbrëmjen e djeshme me intensitet të dobët, për t’u shtuar më pas gjatë natës.

Për herë të parë këtë dimër qytete si Korça, Erseka dhe Pogradeci ja zbardhur nga dëbora. Deri në këto momente nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve në akset nacionale dhe as në qafat problematike si Qafë Thana, Qarri, Gorica apo rruga e Dardhës dhe Voskopojës ku reshjet kanë qenë më të dendura për shkak të lartësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *