• |
ide | kryesore

Debati në opinion/ Pyetjet që Basha la pa përgjigje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Lulzim Basha ishte i ftuar të enjten në mbrëmje në “Opinion” për të sfiduar, kokë për kokë, Edi Ramën, i cili në të njëjtën orë, përballej me gazetarët në Emisionin “Open”. Por, duke hequr mënjëanë seriozitetin, respektin formal ndaj bashkëbiseduesve dhe mos degradimin e bisedës në batuta bajate, lideri demokrat nuk i la gjë mangut rivalit të vet, në aftësinë për ti dredhuar pyetjeve.


Lulzim Basha nuk arriti të përgjigjet për asnjë nga pyetjet “me spec” që i bënë gazetarët.


Ndonëse ai u mundua ta “intimidojë” Baton Haxhiun, duke e quajtur këshilltar strategjik të Edi Ramës, ai i dredhoi dilemave që ngriti ky i fundit. Fillimisht ai u përball me premtimin se “nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën”, por me një qeveri tranzitore që do e shpinte vendin drejt garës elektorale. A ishte kjo një dështim i rrugës radikale të nisur me djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale që përfundoi në uljen e tryezës së Këshillit Politik?  

Lideri i PD foli gjatë, e përshkroi rrugën e ndjekur nga opozita, faktin se marrëveshjet nuk garantojnë automatikisht zgjedhjet e lira dhe në fund u mjaftua me fjalinë: “ne nuk e kemi qeverinë tranzitore, por kemi një shumicë absolute të shqiptarëve me vete”. Pra, as llogari pse dështoi ky premtin, as siguri për zgjedhjet e 25 prillit (minuta 29 34 ne vidon poshtë).

Basha nuk u përgjigj as për pyetjen se cili do të ishte fati i tij në 26 prill, nëse nuk i fitonte zgjedhjet, pasi vetë ka vendosur personalisht edhe për politikat radikale edhe për ato të marëveshjeve me mazhorancën. Pra edhe nëse humbet realisht, gjë që ka pak gjasa, edhe nëse ia vjedhin votën a do të ishin të dyja rastet dështime të tij personale (32 20)?

Përballë një pyetjeje provokuese si ajo e Lorenc Vangjelit që e krahasoi me pasardhësin e tij në Tiranë, Veliajn, duke i thënë se Basha nuk ka lënë gjurmë në qytet dhe e sfidoi të përmendte emrin e një shkolle që kishte ndërtuar, ish kryebashkiaku tha: “kam ndërtuar shumë”. Ai nuk qe në gjendje të përmendte as dhe një emër të vetëm (01 16 07), deri sa i erdhi në ndihmë Fevziu që i kujtoi ndërtimin e një shkolle në Laprakë.

Lidhur me Tiranën Basha rrefuzoi të thotë edhe nëse do të kandidojë apo jo në qarkun më të madh të vendit, listë në të cilën është vetëdeklaruar se do të jetë edhe Sali Berisha.

Përsëri, në fund të emisionit Basha u përball sërisht më Baton Haxhiun për problemin e oligarkëve.

Gazetari aludoi për biznesmenët e mëdhenj që opozita shpesh nuk i përmend me emra për aferat që kryejnë me pushtetin dhe i bëri pyetjen e thjeshtë: “Këta kanë qenë edhe oligarkët tuaj, a mund të më thoni një emër që nuk ka marë punë publike në kohën e PD dhe e ka shpikur Rama si oligark” (01 31 49)?

Basha u ngrit në këmbë, nxorri një listë të gjatë me denoncime të PD-së, por nuk shqiptoi dot asnjë emër oligarku që e ka shpikur Edi rama dhe nuk ka pasur pozita të forta në tregun shqiptar që në qeverisjen e Berishës.

Pra paraqitja e liderit të PD-së në “Opinion” la ende shumë enigma dhe pyetje pa përgjigje. E vetmja pikë ku ai bëri një diferencë të theksuar me rivalin e tij, qe mënyra e komunikimit dhe sjellje jo prej kllouini por prej shtetari.

©Lapsi.al

39 Comments

  1. Or Bushat harrove kur e pyti per 4 vilat? Qe dredhoi si kurve dhe su pergjigj! Sa per burre shteti mo na hap karin. Lulushi eshte burre muti. Pershtatet shume mire me Edvinin qi o burre shurre.

      1. Po për çfarë lesh pyetjesh e keni fjalën që Basha nuk ju është përgjigjur ?
        Akuzave të bëra nga Lali Plehu e Tao Palla e të përsëritura me qindra herë nga Lorenc Vangjeli ?
        Akuzës për “katër vilat” Basha ju është përgjigjur me një kundërakuzë për shpifje në SPAK për Lali gënjeshtarin i të cilit nuk ja mbajti të shkojë në prokurori për ti provuar ato me fakte.
        Akuzës se përse opozita dorzoi mandatet me kërkesën për dorheqjen e qeverisë Rama,e mandej pranoi që të hyjë në zgjedhje , ju është përgjigjur me 15 kushtet për integrimin europian si Bundestagu gjerman, edhe Parlamenti europian.
        Akuzës se përse opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore i është përgjigjur si OSBE, ashtu edhe Komisioni i Venecias.
        Akuzës për Rrugën e Kombit mund ti përgjigjen të gjithë shqiptarët nga të dy anëz e kufirit që kanë kaq vite që e shfrytëzojnë këtë rrugë dhe shpenzimet e ndërtimit jo vetëm janë mbuluar por ka sjellë të ardhura sa dyfishin e çmimit të ndërtimit.
        Akuzave për “vrasjet” e 21 janarit ja dha vetë përgjigjen Rama duke emëruar si kryetar bashkie në Mat të gardistit që hapi zjarr kundër protestuesve e përgjigja më e kjartë ishte ndryshimi i protestave të 2019-tës së opozitës drejtuar nga Basha me protestën drejtuar nga Rama në 21 janar..
        Në 21 janar Rama si burracak u fsheh vetë diku nga fundi i turmës duke nisur 300 “petritat” e partisë të sulmojnë me dhunë kryeministrinë, kurse në 10 protestat e opozitës, Basha ishte vetë përballë kryeministrisë duke bërë thirrje kundër dhunës.
        Pyetjeve se çfarë ndryshimi ka qeverisja e mëparëshme e PD krahasuar me qeverisjen Rama, Basha ju a dha të plotë përgjigjen duke përmendur ato që u realizuan nga qeveria demokratike, pranimi në NATO, lëvizja e lirë në zonën Shengen e avancimi në proçesin e integrimit, investimet e fuqishme në infrastrukturën e komunikacionit (dy tunelet e Kukësit e të Elbasanit) dhe në energjitikë projekti TAP e hidrocentralet.
        Krahasuar më këto, çfarë ka realizuar qeveria Rama në këto 7 vite ?
        Vetëm hapjen e shisheve të shampanjës për hapjen e negociatave të integrimit që akoma edhe sot nuk po hapen, prishjen me BE e “vëllazërimin” me Turqinë e Erdoganit, e “vepra” e vetme “energjitike” ishtë kanabizimi i gjithë Shqipërisë e kriminalizimi i parlamentit, qeverisë e bashkive të vendit. e rekordet e shkatërimeve që kulmuan me prishjen e Teatrit Kombëtar e u pasuan me dyfishimin me betonizimin e Tiranës e bregdetit.
        Para do ditësh , ishte vetë Blendi Fevziu që ju tregoi shqiptarëve se sa para të shumta ka harxhuar Rama për ta personalizuar kryeministrinë duke e kthyer në një studio piktori e muze personal.
        Në 7 vite qeverisje Rama e kthehu fjalën “reformim” në “deformim” të ekonomisë e demokracisë, e këtu bëhet fjalë se të gjitha qeveritë në këto 30 vite paskan qeverisur njëlloj.

  2. Meqe sfida eshte per nje emer oligarku qe e shpiku Edi Rama pergjigja eshte: Sadri Abazi. Ka dhe shume oligarkuce qe i kane krijuar kompanite pasi Rama ka ardhur ne pushtet, si shembull mund te marrim Klodian Zoton por eshte nenvleresim te thuash qe jane me dhjetera. Pa harruar ne asnje rast Vilma Nushin.

  3. Basha ju përgjigj Batonit me një tabelë me emra që nga koncesionet në shëndetësi e deri të inceneratoret.
    Nxori edhe tabelën qetregonte mënyrën e paligjshme të përfitimit të tenderave
    Për katër vilat e Bashës
    Pyesni Ramën që i dha11milion €.per pallatin e në të tjerët kemi 30 vjet më tapi në dorë skemi marrë prone.
    Por një gjë të dini një ditë rama do iki
    MJERE KY POPULL PO ERDHI ERJON VELIJA.Do të na duket rama engjell.

    1. katnari dmth Basha per pallatin qe beri ne det duke zaptuar toke publike ska faj fare? Mire ligjerisht po moralisht a ka per ty si votues? Se neser mund ta kesh kryeminister e kur ka abuzuar kshu si minister cfare mund te beje si kryeminister? Pyetja per koncesionet ishte e thjeshte, sa nga ato qe kan perfitur koncesione jan vetem te PS, dmth te lindura tani ne kohen e ps, e skan perfituar koncesione dhe ne kohen e PD. Kjo ishte pyetja qe la pa pergjigje se e verteta eshte qe oligarket kan kapurt te dyja krahet politike pa dallim. Konkretisht Salillari merrte tendera publike ne mase ne kohen e PD e po ashtu merr dhe sot

  4. O NERI
    Ta dish ku e ka pasë shtepine Sadriu
    Atje ku rrokullisen shejtanet
    Del nga dera drejt e në shkëmb
    Ska as gjys katror oborr.
    Po kadriu eshte bere në kohë të nanos.
    E di si jane keta të veriut që kanë dalë e bërë shkolle në tiranë
    Së pari janë hysmeqare për dy kacidhe
    Së dyti shikojnë në vendlindje ndonjë ngushtice mes dy kodrave ku kalon një lumë
    Yxhym në tiranë kam gjet nji vend për hidrocentral i thonë ministra deputetë eksponentë partish dhe nuk mendojnë fare katrahurën që shkaktojne.Kjo vlen edhe për jugun shikoni hidrocentralin kurum në sarandë.
    MOS E BEFSHIN PIKEN E HAJRIT.
    Asnjëra palë me gjithë oligarke.

  5. Nje pergjigje ne vend te Bashes.

    -Se pari djegja e mandateve dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet e 30 Qershorit ndonese fuqizuan

    me pushtet Edi Ramen , i dhane atj nje goditje “vdekjeprurese” morale brenda dhe sidomos jashte

    vensdit. Kjo beri qe maska prej artisto-sportisi politikan te bjere perfundimisht dhe kancelarite

    perendimore dhe opinioni nderkombetar i interesuar per ne te shohin fytyren e tij te vertete

    te nje provinciali meskin te pangopur me pushtet dhe pasuri te nje ” Ali Pashe Tepelene” ( sic

    e krahasoi me porosi e me mburrje Sh.Nazarko ne emision) brutal dhe te pameshirshem qe

    per pushtet e para eshte i gatshem te rrenoje deokracine, te vjedhi zdhedhjet, te shembe shtepi

    e prona, te mushe burgjet me fakire, te coje drejt vetvrasjes rreth 200 persona ne vit,

    te shpopulloje Shqiperine dhe te investohet per ndarjen e territorit te Kosoves , dhenien e detit Greqise

    apo rrugetimit tone te ngadalte drejt Europest t”i ktheje drejtimin drejt Turqise pre se ciles lenguam 500

    vjet.

    Se dyti. Po te isha ne vend te Bashes do pergjigjesha pa nggurim dhe medyshje se nqs nuk fiton

    zgjedhjet pavaresisht vjedhjeve apo manipulimeve do jepja menjehere doreheqjen pa te drejte

    riciklimi

  6. O nipce, po sjellien e gazetareve tek Rama qe nuk e linin te mbaronte nje fjali, pse nuk e krahason me ata qe ishin tek Luli qe edhe pse e lejonin te fliste ai nuk thoshte asgje….

  7. O NERI
    Ta dish ku e ka pasë shtepine Sadriu
    Atje ku rrokullisen shejtanet
    Del nga dera drejt e në shkëmb
    Ska as gjys katror oborr.
    Po kadriu eshte bere në kohë të nanos.
    E di si jane keta të veriut që kanë dalë e bërë shkolle në tiranë
    Së pari janë hysmeqare për dy kacidhe
    Së dyti shikojnë në vendlindje ndonjë ngushtice mes dy kodrave ku kalon një lumë
    Yxhym në tiranë kam gjet nji vend për hidrocentral i thonë ministra deputetë eksponentë partish dhe nuk mendojnë fare katrahurën që shkaktojne.Kjo vlen edhe për jugun shikoni hidrocentralin kurum në Sarande
    Mos i hengshin ato leke

  8. “ne nuk e kemi qeverinë tranzitore” o loqe e kishit pra ne 2017, moret 6 ministri e mbi te gjitha ministrine e rendit qe menaxhon zgjedhjet e prap i humbet e benit gam gam qe na i vodhi Rama

    1. Epsi ti o i pa emerte arrdhka rehat qe ta marre pushtetin prape rama dhe ky popull te veje ne te semes.Vertete i pati 6 ministri dhe ky ishte gabim se strukturat ishin te edi rames dhe sado te beje nje minister nuk mundet.nje bythe plarent ndreca qe ishte sekretar ne ministrine e arsimit se hoqi dot ministri e jo me ata te policiseti hiqte

      1. jo sdua qe te fitoje Rama, por arsyetimi qe jep Basha eshte pa lidhje, ngjan sikur do te kapet pas degeve. Sikur ne kete rast po pati qeveri transitore zgjedhjet nuk do vidhen e do fitoje Basha zgjedhjet. Po te them qe nuk eshte kshu, e tregove dhe ti me shembull qe manipulohet gjithsesi, e perderisa jemi ne kete teme Basha gjithashtu eshte shume i anatemuar per vjedhje zgjedhjesh, mjafton te kujtojme zgjedhjet per Tiranen ne 2011, apo flitet qe zgjedhjet mos ti vjedhe Rama, pa te tjeret pak rendesi ka?! Basha duhej te kishte ndertuar nje strategji te mirefillte politike per ardhjen ne pushtet e jo tani ne moment te fundit 2 muaj para zgjedhjeve te kapet mbas arsyetimeve kot se koti

        1. KETA LIGJIN E KANE BERE QE TE VJEDHIN TE DY SE BASHKU TE TJERET . KETYRE NUK U RRUHET PER ASNJEGJE PERVEÇSE PUSHTETIT . JEMI NE QE DUHET ME JUA QI ROPT TE DYJAVE KETYRE KURVAVE .

  9. Basha eshte nje shejtan budalla qe po e merr ne qafe PD.

    Nxorri njerezit nga cadra, mori gjysmen e qeverise dhe humbi zgjedhjet. Bojkotoi parlamentin, nxorri njerezit ne rruge dhe Rama doli me i forte. Humbi gjithe bashkite dhe prape asnje pergjegjesi.

    Dhe prap nuk e ka burrerine te thote qe po humba kesaj radhe une iki.

  10. E ndoqa emisionin tek opinioni dhe ajo qe me beri me shume pershypje ishte fraza qe z.Basha e perseriste shpesh : Me 25 prill do te ndodh ndryshimi . Ndryshimi???!!!! Çndryshim z.Basha? Maximumi qe mund te ndodh eshte rrotacioni por kurrsesi ndryshimi , te sigurt kemi statusquone .
    Kur ne te kerkuam ndyshime radikale ne kodin zgjedhor dhe ate kushtetues ti u bere njesh me te gjatin tone .
    Kur ne tu lutem e tu pergjeruam qe ti beje keto ndryshime per te mire te Shqiperise e te Shqiptareve por edhe per te miren tende ti nuk denjove te na degjoje . Te kerkuam te leshoje pushtet per te marr pushtet kurse ti as na e fishkelleve , atehere perse pretendon ndryshimin tone per te miren tende personale dhe nuk pranove ndryshimet per te mire te kombit ? Ta kam thene shpesh , ne demokraci nuk ka njerez te mire apo te keqinj por ka zbatueshmeri dhe ndeshkueshmeri ligjore , fjalet e tjera i mer era . Perse duhet te te besojme ty z.Basha , perse duhet ti besoj zj.Kryemadhi , perse duhet ti besoj z.Meta perse duhet ti besoj akoma politikaneve tane qe e çarçafosen kete vend me keq sesa çdo pushtues qe ka ardh ne kete vend ? Pse duhet te te besoj ty apo kujtdoji prej ju politikaneve kur te gjithe jeni te provuar e sprovuar per 30 vite rrjesht dhe kur vetem fatkeqesi e skamje i keni sjelle poppullit dhe ketij vendi ? Me jep nje motiv per te te besuar z.Basha .
    Qe i gjati ine duhet te largohet , biles te syrgjyhoset ose akoma me mire te burgoset , kjo as qe behet fjale . Qe i gjati ine i vuri kapakun maskarrallikut te politikes 30 vjeçare te grabitjes dhe tregoi se eshte me i keqi nder te keqinjte , as kjo nuk diskutohet por edhe ti nuk je zgjidhja z.Basha . Ti je ana tjeter e medaljes , me ty do ndryshohen xhepat dhe barqet e nje grushti njerezish por populli perseri do ti marre ushqimet me lista , perseri do jete i papune dhe perseri do marre malet e do çaje detet per te siguruar jetesen . A e kuptoni se na e keni shpifur , saqe nuk ju shohim dot me as fytyrat e e jo me tju besojme . Nuk mund te vijne ndryshime ne kete vend duke ndryshuar surratet e politikaneve por duke ndryshuar ligjet dhe duke vene paresor ligjin dhe jo syrratet tuaja te shpifura .
    Nje gje dihet , I gjati ine duhet shporrur me doemos por edhe ti nuk je zgjidhja . Zgjidhja eshte largimi i gjithe kesaj kaste politikanesh funderrina , zgjidha eshte revolucioni .

  11. Paskemi qene populli me i trashe ne Evrope.
    Keta rilindasit kane 8 vjet qe na zhvatin,po na marin cdo gje,na e kane vene shkelmin ne fyt,tallen me ne dhe na poshterojne cdo dite,nderkohe vete hane ne pjata floriri , dhe ka akoma popull qe i duan keta? ?
    Po ky eshte kulmi,cfare doni tju ndodhe me shume se kaq?Po ky eshte kulmi fare,e pabesushme.

    1. Gjergji… 8 vjec je ti te keqen xhaxhi.
      Po na flet sikur para 8 vitesh paskemi qen ne demokraci. Dhe tani e paskemi humbur.
      Te keqen xhxha sala ty.

  12. Qe pse nukna qenka pergjigjur pyetjeve, e para eshte kujt pyetje ti pergjigjesh ato provokativet, ciniket, e qesharaket, nga Bufon haxhiu, apo Vasillaqi i komenteve te qelbesirave rilindas qe eshte njesh me mendimin Ramo- Velia. Per qyrrashet qe i jargaviten psikopatit e qe mundohen qe me disa llafe injorantesh, e alibishe kuqalesh te devijojne rrealitetin, e goditjen qe po merr cdo dite pushteti i mafies rilindase, nuk e ul dot shpjegimin e rrealitetit nga z Basha, sa do qe te gjeni fjalor nga i cmenduri Rama per ta ofenduar apo per ta cilesuar ashtu sic dini ju kodoshe bije kuqale nj njeri te edukuar, shkolluar e qe eshte shume me lart se lakuriqi anti moral i rritur ne tymin e hashashit e shitjes se ikonave skutave te Parisit. Ju, qe ende mbani shprese se po genjeni, e mashtroni si der me sot kete popull, duhet ta dini e ndigjoni, me qe nuk shikoni se ne cgjendje te mjeruar e ka cuar sistemi hibrid kete popull, ju ka ardhur fundi i domosdoshem i shporrijes e zhdukjes se rraces se hibrideve qe na u shpifen nga gjiri i partise kuceder te trashegimtareve kuqale.Si perfundim, shikojeni, ndigjojeni debatin, e ne fund komentet tuaja anti demokrate, cojani idiotit tu jape supen, apo qoften qe jua ka ushqyer qe se e keni vene ne krye.

  13. Shqiptaret s’behen kurre popull i qyteteruar,per sa kohe duan “te forte” e “te gjitheditur” kafenesh.
    Nuk do beheni kurre te qyteteruar po nuk kuptuat,qe ai qe duhet te jete kryeminister duhet te jete nje burokrat dhe jo nje gangster.
    Te tjerat…meqe jeni inteligjente kuptojini vet se kush ju duhet mbas 25 prillit.

  14. nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozitës tek Rruga e Kombit menjëherë sapo mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastrati që zotëron edhe hotelin.Dhe fundi i ketij shkrimi te porositur mbaron me fjalet qe tregojne integritetin tuaj o lapsexhijte e salihut,fjalia e fundit sjellja e lulzimes si nje shtetar,kjo tregon dhe nje here o xixa bythelepirsi i lulzimes se si rama ka kapur mediat e zenit te salihut

  15. Sadri Abazi ka kandiduar gjithmone me PS dhe me pas me rilindjen, ndersa Vilma Nushi nuk i eshte bashkuar PS se Nanos, por qekur ka lindur ka qene pjese e sferave te larta te PPSH (mbesa e funksionarit te larte Gogo Nushi)

  16. Qe duhen varur shumica e politikaneve te 30 viteve te fundit kjo nuk diskutohet, te gjithe maskarenj te korruptuar deri ne palce qe vetem per popullin nuk ju rruhet fare, edhe mire na e bejne se vete i kemi katandisur gjerat ne kete menyre.

    Por edhe me maskarenj se keta paskan qene keto pseudo analistet/ opinionistet e shquar tane, te gjithe servila, hiena te felliqura per tu shkerdhyer listen e dasmes. Ptuuu fare e keqe, fatkeqesi e nje populli te vuajtur.

    1. KE SHUME SHUME TE DREJTE . POLITIKANET JANE E ÇJANE DHE E DIME MIRE SE ÇMALL I SKADUAR JANE . POR KETA PSEUDOANALIST JANE PER TI DJEK TE GJALLE NE TURRE TE DRUVE. KETE DUHET ME I VAR ME ÇAP BUKE NE GOJE SEPSE HANE E PINE PER SHTATE PALE QEJFE ME KURVAT E POLITIKES DHE SHPLAJNE TRUT E MILETIT . JANE ME TE SHPIFURIT E KESAJ KOHE.
      KETA NUK DUHEN PARAQIT SI ANALIST POR SI PERFAQESUES PARTISH .

  17. Pyetjet që i drejtoi Batoni apo Lorenci Bashës, është njëlloj si ti kishte formuluar Rama apo Tao Palla.
    Shoh se në mbyllje të këtij shkrimi, pasi tentohet që të bëhet një njësim i Bashës me Ramën sa i takon shmangjes së pyetjeve, gjë që nuk është fare e vërtetë, bëhet një pohim që i hedh poshtë të gjitha sa janë thënë më sipër.
    Pohohet se Basha u paraqit me një komunikim serioz e dinjitoz prej shtetari, ndryshe nga paraqitja prej kllouni e Ramës..
    Tani le të krahasojmë panelin e debatit në Open me panelin e debatit në Opinion..
    Në të dy televizionet , i favorizuar ishte Rama.
    Në Open Rama ishte i vetëm në studio e në lidhje online ishin dy gazetarë kritikë të Ramës, e një gazetar matuf mbrojtës i tij.
    E para e punës, Ramës nuk ja mban që të përballet livë në studio me kritikët e tij e kur i ka në lidhje indirekte, me karagjozllëqe luan viktimën duke u ankuar se nuk po e lënë të flasë, ndonëse ai nga tre orë , dy orë e gjysëm foli vetë e gazetarët përfshirë edhe moderatoren vetëm ggjysëm ore.
    Tek Opinioni Basha ishte direkt në studio me 5 gazetarë, përfshirë edhe Fevziun, që nuk i linin fare kohë Bashës që të përgjigjej duke mbivendosur papushim pyetje mbi pyetjet.
    Nëse kjo skenë do të ishte bërë me Ramën , të jetë i sigurtë ai që ka bërë këtë shkrim se Ramës do ti kishte hikur fare fiqiri e do të fillonte të ulërinte e ofendonte me fjalorin e tij vulgar.
    Ndërsa Basha me qetësi e kjartësi e përballoi gjithë cinizmin e pyetjeve retorike provokative alla Lenc, duke ju dhënë përgjigje sejcilës.
    Nga të 5 gazetarët pyetjet më normale e serioze i bëri gazetarja Milori për të cilat, ndonëse u pengua vazhdimisht nga ndërhyrjet e Fevziut, Loremcit e Batonit, ai ju dha përgjigje të plota.
    Sa i takon temës së “oligarkëve” me të cilën abuzohet nga soji i llustraxhijve të Ramës se ato kanë funksionuar në të gjitha qeveritë njëlloj, më duket se Basha e shpjegoi fare kjartë se “oligarkë” në kuptimin pezhorativ e me veprim korruptiv, quhen ata biznesmenë të cilëve një qeveri ju jep koncesione apo tendera pa konkurencë në shkelje të plotë të ligjeve.
    Cilido qytetar, por jam i sigurtë se edhe Fevziu, Batoni apo Lorenci, duke parë në tabelën që solli Basha për marëveshjet korruptive me biznese të preferuara, e ka të kjartë se cilët janë këto koncesione e tendera që janë bërë pa konkurencë, si ato për shëndetësinë, rrugët , inceneratorët e deri tek skandali i fundit me firmën e madhe arabe për portin e Durrësit. Pra cilët janë “oligarkët” e mirëfilltë

  18. Dëgjoj që në mënyrë provokative e keqdashëse të drejtohet pyetja e personalizuar se ku do të shkojë Basha, nëse nuk do të fitojë zgjedhjet në 25 prill, në vënd që të shtrohet pyetja , përse duhet duruar akoma edhe 4 vite Rama.
    Kësaj pyetje do ti përgjigjesha se Basha do të shkojë në Anadoll të Turqisë që të bëhet mësues vizatimi në një fshat.
    Po çjanë këto pyetje idiote ?
    Basha ka qenë si një jurist i shkolluar në perëndim, i punësuar nga institucione ndërkombëtare me një rrogë sa trefishi i një kryeministri në Shqipëri e në moshën e tij 47 vjeç, ka përpara akoma një rrugë të gjatë karriere.
    Pyetja është se ku do të shkojë Rama si të zbresë nga kali i Skënderbeut të Spirppalit.
    Nëse do ti shpëtojë drejtësisë, e shumta mund të shkojë si mësues vizatimi

  19. I mbetur pa nje vend “stabel”pune,Buhati i eshte bashkuar Batonit,dhe do “analizojne”,ashtu sic dine vetem kata te dy,ne studion e Tares. (Mos e ngaterroni me Tiren)Prnadaj ka filluar t’i “pelqeje” Batoni dhe Lorenci.

  20. Ky prokurori IGLI, qenka vula e Lali plehut, e nuk e paska ndigjuar, apo vertetuar se Basha jo qe ska kater vila, por eshte me qera ne nje si keto. Per kete ua tha avoketerve ne opinion dhe se per keto shpifje eshte hedhur ne gjyqe shpifesi i ardhur nga krimbat e fikut, i cili nuk paraqitet te beje ballafaqimin e se vertetes me shpifjet qe thote cdo dite. E ju, lepiresit e shpifjeve, e goje shthurrurit e gjerizit te qelbesirave se te tille ini, shihni me mire te shkuaren, e te sotemen e ketij idioti Km pastaj beni dallimin. Ju, e keni te veshtire te shkeputeni nga ngaidioti psikopat sepse ju ka ushqyer me lugen e droges, e rushfetet mafioze te pushtetit qe ka ngritur, vazhdoni freskun, deri sa tu vije dimeri i perhereshem rraces suaj hibride.

  21. Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve. Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

    Sipas dokumenteve “sipërfaqja e truallit që zhvillohet 1700 m²; ndërsa Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura 257.7 m². Koeficienti i shfrytëzimit të truallit 15.2 %”Mosturbohuni o shpellkare te cecenit salih ne bodrumet e shqupit,supa eshte gati,fals per ju shpellkaret me vete te keni karten e shpellkarit

  22. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.Sa loqe qe je duke u mare me te tjeret,por ti trurin ja ke falur salihut o loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu