• |
ide | kryesore

SPAK, oligarkët, amerikanët apo grekët/ Kush e largoi Olta Xhaçkën nga qeveria?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa ka mbledhur sendet personale nga zyra e ministrit të jashtëm, çelsat e së cilës i mbajti për dy vjet e tetë muaj, Olta Xhaçka duhet ta ketë pyetur edhe një herë veten se ku gaboi, për të merituar atë shkarkim shokues nga detyra. Cili qe ai moment që i kushtoi karrierën bashkë me postin e lakmuar si shefe diplomacie? Cili qe ai që mund ta ketë bindur Ramën të firmosë për shkarkimin e saj papritur e papandehur? Oligarkët, për të cilët ishte detyruar të negociojë me ushtarakët e lartë? Amerikanët, me të cilët kishte bashkëpunuar në OKB? Apo ndonjë dredhi nga Greqia?

Pak ditë para shkarkimit, për Xhaçkën frynte një erë krejt tjetër. Në 1 Shtator, doli para kamerave dhe foli për punën që e priste në presidencën e dytë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Kishte angazhime të reja përpara, projekte inovative dhe marrëdhënie për të forcuar me partnerët perëndimorë.

Nuk e kishte nuhatur se në tryezën e mbushur me lapsa shumëngjyrësh të kryeministrisë, me njërin prej tyre vizatohej një vizë mbi emrin Xhaçka, si shenjë e mënjanimit përfundimtar nga qeveria.

Besnike e politikave të Rilindjes, me kontribute të hershme në opozitë dhe me një lidhje të fortë personale që kalon përmes bashkëshortit të saj, Artan Gaçit, ish-shok shkolle me Ramën, Xhaçka ka qenë një ndër ministret me pozitat më solide në qeveri për 6 vite rresht.

Por kohët e fundit, hija e rëndë e disa skandaleve ku është implikuar emri i saj ia njollosi imazhin e vajzës, apo gruas së shkolluar në perëndim, imazh mbi të cilin i ngjiti hapat e karrierës në parti dhe më pas në qeveri. Gjasat janë që kryeministri e ka lëshuar Xhaçkën pas skandaleve të rënda ku është përfolur, në një kohë kur diplomacisë shqiptare i duhet të llogarisë kundërsulmin diplomatik grek për Fredi Belerin.

Skandali për dhënien e pronave të ushtrisë për oligarkët

Xhaçka ka qenë disa herë në SPAK, ku është marrë në pyetje në lidhje me dhënien me qira të bazës detare të Limionit, në periudhën kur ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Në korrik të viti 2020, qeveria e dha bazën me qira për ndërtimin e një projekti turistik që duhej të realizohej nga bashkimi i shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk.

Por një kallëzim i ish Zv.Komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari që pretendoi se për nxjerrjen e pronës nga Plani i Përhapjes nuk ishte marrë miratimi i Presidentit, si komandant i Forcave të armatosura, bëri që SPAK të nisë procedurat dhe të sekuestrojë pronën.

Meçollari ka treguar se Xhaçka ka negociuar me ushtarakët për nxjerrjen e pronave nga Plani i Përhapjes duke u vënë në rolin e sekseres në interes të biznesmenëve të mëdhenj.

Shpallja e bashkëshortit investitor strategjik dhe mandati në Kushtetuese

Historia e hotelit me 5 yje në Dhërmi në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaçit i ka kushtuar shumë kokëçarje Olta Xhaçkës, por edhe Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Opozita e akuzon Xhaçkën se ishte në konflikt interesi si ministre, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” me vendim qeverie. Xhaçka u mbrojt duke thënë se nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen ku u mor vendimi dhe se bashkëshorti i saj kishte vite që merrej me biznes.

Përpjekjet e opozitës për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, Partia Socialiste i refuzoi duke detyruar Kushtetuesen të marrë një vendim kundër socialistëve. Por kërkesa e opozitës ka mbetur peng i zvarritjes së procedurave në parlament, pasi socialistët janë shndërruar në mburojë të Xhaçkës.

Tradhtia ndaj ambasadores amerikane Juri Kim

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në dhjetor të vitit të kaluar, Xhaçka bëri një hap fals, me gjasë e detyruar nga shefi i saj, Edi Rama. Ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme publikoi një status në Tëitter, sipas të cilit konfirmohej se “procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht”.

Ky mesazh ishte një rrufe në qiell të pastër, në marrëdhëniet e shkëlqyera mes ish-ambasadores Juri Kim dhe Ministres sonë të Jashtme, Olta Xhaçka. Normalisht njoftimi i SHBA për të informuar Ministrinë tonë të Jashtme se kishte nisur procedurën e zëvendësimit të ambasadores duhej mbajtur konfidencial.

Lexo edhe: Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK

Lexo edhe: Deliri i Olta Xhaçkës: “Unë e mbrojta Yuri Kim nga non gratat”

Lexo edhe: Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Por duke qenë se në atë periudhë pritej të zgjidhej kreu i SPAK, kryeministri Rama po i dërgonte një mesazh antarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se duhej të votonin nën ndikimin e tij dhe jo të ambasadores Kim. Vetë ambasadorja e SHBA u shpreh se do të qëndronte “edhe ca më gjatë në Shqipëri”. Beteja Rama-Kim për garën në SPAK përfundoi me zgjedhjen e Altin Dumanit, por për Xhaçkën ai status në Twitter mbetet një gafë e paprecedentë si ministre e jashtme.

Presionet greke pas burgosjes së Fredi Belerit

Që pas burgosjes së Fredi Belerit, Greqia ka nisur një fushatë lobimi si në kancelaritë europiane, edhe në politikën amerikane për të shtuar presionin ndaj qeverisë shqiptare për betimin e Belerit si kryebashkiak. Për ta përballuar presionin grek, qeverisë tonë i duhet eksperienca më e mirë e mundshme në diplomaci, ndërkohë që vetë Xhaçka ishte një prurje e strukturave partiake.

Në anën tjetër, media greke ka shfrytëzuar zhurmën që është bërë me hotelin e bashkëshortit të Olta Xhaçkës në Dhërmi për çështjen Beleri. Sipas këtyre raportimeve, të pambështetur mbi asnjë fakt apo dëshmi, në tokën ku do të ngrihet hoteli i Artan Gaçit kishte probleme me pronarët e truallit dhe se Fredi Beleri kishte mbajtur anën e pronarëve, prandaj edhe është burgosur. Duke shkarkuar Xhaçkën, kryeministri Rama i heq grekëve një opsion që sipas tyre i jep shpjegim bindjes se burgosja e Belerit u bë me urdhër politik./Lapsi.al



7 Comments

  1. Kur ka ardhur Muharrem Haklaj në zyrën e Azemit, Azemi ka bërë zakonin siç duhet edhe nga pikëpamja fetare është betuar që s’ka gisht. Madje i ka thënë unë e di se ca karakteri keni, po ta them shqip e keni nga kjo zyra këtu. Ka drejtu gisht nga Saliu dhe unë u vë në dispozicion nja kasetë ku është dhënë urdhri për të vrarë Shkëlqimin. Kasetën e ka Lumneshi.

  2. O idiot, ko.enti ores22,25, po flitet pe Xhaka, e bithe perjashta, flitet per maskarejt, hajdutet qeveritare, ti, qe kerko ti japesh tjeter turbullire komenteve, o je cope idioti, ose kerko te besh politike jorganesh. Shih o gomar patronazhist skandalet e pa fundeme qe behen, e qeveria krimit krekoset, e ben sikur na nderron ndryshkun me kallaj.Ju perdredh psikoja e jua ben dardhe, si ia ka qejfi.Persa komentit tend shkerdhate po te pyes, se je i informuar, po ne pese atentatet e tjera, a e din se e kuja ishte dora,,,e kelysheve puciste,Nano,Gjinushi,Brokaj,Rruci,Klosi, me bandat tropojane te korruptuara qe vidhnin bankat ne veri e vritnin demokrate me porosi, qellimi ne vllavrasje.Andaj me alibite , shpifjet e trillimet tuaja qe shihen cdo dite nga ju mbeturina te trasheguara jane te qelli.eshme si opinione sigurimesish, qe te krijonin apo krijojne pusi. Me gjithate, keni mbetur varur mbi litarin qe u ka lene mbi varr ish diktatori.Per kete, le te mendoje populli.

  3. Foltorja humbi nga vetja. Humbi nga zgjedhjet e saj. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë krye bashkiak për t’u mbajtur në mend, asnjë vlerë për të qenë e denjë për qytetin. Të gjithë që e qeverisën lanë pas vetes brenga, punë të pa mbaruara, por ikën shumë herë më të pasur se sa kishin qenë katër apo tetë vite më parë.

    Përgjithësisht njerëz mediokër, pa vizion për qytetin dhe pa imazh politik, të drejtuar nga një njeri në pas skenën e tyre, zonja Topalli.ti loqja e majte e salihut dashurine e jetes tende,por ky spiun komunist serb salih karaxhic berisha eshte simboli i te Keqes se madhe qe i ka ndodhur nje vendi.por ti loqe i ores 07:38 vazhdo shkerdheu me salihun ate qe ke bere e ben me kete Qen serb te ngordhur.

  4. “Problemi ishte që ishte një frymë që thoshin se Saliu ia mori partinë Azem Hajdarit. Saliu ishte futur nga Ramiz Alia që t’ja merrte partinë Azem Hjadarit dhe ia mori, e dyta që është më e rëndësishmja ka qenë se me skemat piramidale dhe me rënien e shtetit Azem Hajdari u gjallërua brenda PD me synimin e vetëm që t’ja merrte partinë. Në 97 flas. Do t’ja merrte partinë. Ai e përpunonte, e fliste dhe me të tjerë.

  5. Eshte cudi, ja sa ngjashmeri kane ne komente bijte e kurvit.Shoqatat e Wnverit i paska ngriturBerisha, atentatet mafize ne markete i bente Berisha, revolucionin evgjit e beri Berisha,por partine se ka blere si Rama, qe sot u shkojne pordhet o servile, ua ka bere nenat te terve kodosheve, e qe ia dine per nder, ja kjo jeni ju, te perdhunuar der ne gen.Sa per suksese qe na paska kjo qeveri dihen, ne investime te huaja, qe e keni xero, po me drogen shperthyet portat e europes e botes, me korrupsionin e brendeshmen e te jashtem, kete e keni ne demaskime e denoncime, shihni vjedhjet kolosale qe nuk i thote Berisha, po komisioni ko trollit te shtetit, sa bashkiake, minisra, zv minisatra, deputete, sekretare, e plot te tjer qe jane ne listen e denoncimeve, por qe mbeten nen hatrin e drejtesise se komanduar, se nese zbatohej ligji,,JU, E TERE SERA TUAJ INI PER BURG, kete po se ditet o bira kurvi mesojeni sa pa e pesuar, e mos na bej paraden e bukurise se vjedhjeve qe keni bere e beni.KJo eshte rraca tuaj hipokrite bandite, pa u pastruar vendi nga krimbat e mbeturinat e sektit, ne kete ven vetem mjerimi do shtohet.

    1. Keta azemin meritonin bastardet e kuq…
      Ai ua merrte motrat nga bankat e universitetit dhe i shkerdhente verdalle …
      Saliu ka qene kundra perdhunimeve dhe hakmarrjeve kafsherore.
      Por keto binj e bija bushtrrash zboriste sigurimse… paskan dashur nje Augusto Pinochet.
      Jo nje Doktor te ndershem dhe zoteri besnik si Salí Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *