• |
ide | kryesore

Deliri i Olta Xhaçkës: “Unë e mbrojta Yuri Kim nga non gratat”

-Instant, Kryesore
olta yuri kim



Duhet të kesh ose vetëbesimin e një deliranti, ose pacipësinë e një mashtruesi, që t’i trajtosh njerëzit si idiotë. Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, është rrekur të bindë publikun se deklaratat e dikasterit që ajo drejton, se Yuri Kim është një ambasadore në largim, kishin si qëllim ta mbronin kryediplomaten amerikane nga sulmet e non gratave.

“Në kushtet kur ambasadorja amerikane, për shkak të trillimeve të shëmtuara të politikës shqiptare të “non- gratave”, të cilët kanë bërë pafund teori komploti mbi lobime për të zëvendësuar ambasadorë, të cilët funksiononin si elektronë të lirë dhe nuk përfaqësonin politikat zyrtare të vendeve të tyre, ne gjykuam që po i vinim kapak në kushtet e shumë kërkesave për informacion dhe shumë teorive, të cilat erdhën te ne në momentin që ky proces u bë i ditur, apo rodhi në media”, shpjegoi ajo gjatë një konference shtypi, ku u pyet “se çfarë pune ka shteti shqiptar që merret me një çështje që është ekskluzivisht e një shteti tjetër”.

Lexo me tej:

Prapaskenat/ Kreu i SPAK, përplasja mes amerikanëve dhe rilindasve 

Fakti që deklarata e ministrisë së Jashtme nuk qe për ta mbrojtur, por për ta sulmuar ambasadoren, nuk ka nevojë për koment, pasi vetë kjo e fundit nxitoi të shpjegojë në media se do të qëndronte në Shqipëri, së paku dhe për gjysmën e parë të vitit që sapo ka nisur. Pra, ajo e përgënjeshtroi dhe nuk e falenderoi ministrinë e Xhaçkës.

Mediat njëzëri e bënë të ditur se ky sulm ndaj Yuri Kimit ishte në kuadër të betejës së saj me Edi Ramën për të zgjedhur në krye të SPAK-ut Altin Dumanin, kandidatin që kryeministri e kishte më pak për zemër se dy konkurentët e tjerë. Në këtë kontekst, për t’u thënë anëtarëve të KLP-së që do votonin për kreun e ri të Prokurorisë së Posatçme: mos dëgjoni Yuri Kim se ajo është një ambasadore në ikje, Rama urdhëroi Xhaçkën të nxirrte një deklaratë të paprecedentë.

Ministria e Jashtme bëri një postim që i kapërcu të gjithë skrupujt e çdo shteti serioz. Ajo, gjoja në emër të mediave të interesuara, njoftoi se “procedura për zëvendësimin e ambasadores ka nisur zyrtarisht”.

Në fakt, ata që njohin praktikën diplomatike e dinë mirë se shteti që ka ambasadorin, në këtë rast SHBA, i dërgon një dokument vendit pritës, në këtë rast ministrisë së Jashtme, për ta informuar se ka nisur procedurën e zëvendësimit. Pra, ajo që ka ndodhur është se ashtu si zakonisht, Departamenti i Shtetit përmes ambasadës së tij në Tiranë ka njoftuar ministrinë e Olta Xhaçkës se procedura ka filluar.

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë 

Por, kjo praktikë duhet të mbetet totalisht konfidenciale. Kurrë Departamenti i Shetit nuk jep sqarime se ka filluar shkarkimin e ambasadorit. Aq më pak këtë mund ta bëjë, ashtu siç ndodhi në dhjetor para zgjedhjeve për kreun e SPAK, ministria e vendit pritës. Zakonisht, në regjime jo demokratike, ku ambasadorët amerikanë nuk kanë janë të preferuar, shteti pritës lejon që procedura e ambasadorit që po zëvendësohet të rrjedhë si pa dashje në media.

Por, asnjëherë nuk ndodh që komunikimin ta bëjë si njoftim zyrtar vendi pritës përpara se këtë ta shpallë Departamenti i Shtetit. Pikërisht këtë bëri ministrja “strategjike” për t’i shërbyer shefit të saj. Dhe deri këtu është e kuptueshme për mënyrën se si është ndërtuar qeveria femërore e Tiranës.

Yuri Kim tregon se si duhet të jetë kreu i ri i SPAK

Ama ta shesësh këtë si një përpjekje për ta mbrojtur ambasadoren ameriakne nga ata që shteti i saj ka shpallur “non grata”, do të thotë të kesh një guxim të çmendur. Këtë delir se mund t’i shesë miletit edhe broçkulla të tilla, demostroi se e disponon edhe Olta Xhaçka, duke treguar se mashtrimi sy për sy nuk është më një sport i ndaluar në epokën e rilindjes, por duke demostruar gjithashtu se sa e gabuar qe politika e lobuar me “non grata”, që u ka krijuar një alibi amerikane specieve të tilla.

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Perse i jeni sulur kesaj vajze te fisme dhe bukuroshe qe duket sikur ka dale nga ndonje pikture e Rilindjes?!

    1. Ti sulemi dhe ne njehere sic e shkerdhen Olsi Rama kete ministreshen e ripjelljes se komunizmit. S’behet nami, apo jo Jorgjica Palipicka?!😉

      1. Ore a e kuptoni pse keni 10 vjete ne opozite dhe do qendroni edhe per nja 14… 18 te tjera?

        Sepse merreni me keto karlliqe.

          1. Dhe prape me karlliqe… Sapo te them qe jeni ne opozite e do te kalbeni aty sepse merreni me karlliqe… dhe ti me pergjigjesh me karllikun e rradhes…

        1. Jorgo Palikaris keto do zhduken fare si opozit ka shum rrezik që ne 2025 mbas zgjdhjeve parlamenti do jet pa opozit Partija Socjaliste do marri 100 mandate se keto mostrat jan shperber ne tre pjes ca me lulzim bashen ca me gaz Bardhin ca me sali non graden dhe ilir meten

      2. te Gjith ju që jeni versul Olta Xhackesh jeni ca mostra ca injorant ca lluma ca legena ca te pa fytyre prandaji do rrini shum koh ne opzit ju se ju nuk keni as atelnativ as bindje as program ju vetem genjeni shpifni sajoni trilloni historira shantazhoni helmoni hidhni bald pergojoni shani ofendoni merreni vetem me budedalleqe

    2. eshte njoni ktu me emer grek qe po na can karin

      shpresoj qe fiton mire te pakten, se po e beri vullnetarisht dhe gratis, qeka me gjithmen keq puna

    1. Shiko, kur vjen puna per te shara pa dogane, ashtu si qeni qe leh e s’kafshon, shqipoja eshte talent. E ka djallin ne bark.

      Une gjykoj objektiven. Ate qe shoh. Xhacka mund te jete jo hajdute, por serial killer, por une nuk e di per momentin keshtu qe s’ma ben tasjtera ta shkruaj. Kapish?

      Une kam degjuar ketu epitete per Delinen e financave, ajo plehre, monster kur une tjetra ka studjuar ne Bocconi, nje nga universitet me te mira te finaces ne Europe dhe vetem per kete fakt meriton minimumin e respektit.

      Dhe kush eshte e bukura? Qe keto te shara vijne kryesisht nga mbeshtetes te Berishes qe o ka prova me objektive qe Berisha eshte nje njeri negativ o s’ka per tjeter, sikur vetem per firmat piramidale, 96-en, 97-en, Gerdecin, 21 Janarin… lista eshte e gjate…

      Pra akuza jo objektive, dmth. shpifje, nga simpatizante te nje politikani te diskretituar dhe te damkosur me dopio non grata nga 2 aleatet tane strategjike, superfuqi boterore garantues te sovranitetit te shqiptareve ne Ballkan.

      Logjike vella logjike. Higjiene mendore.

      Qe ju qartesisht nuk e keni. E keni trurin hale.

        1. Logjika e shendoshe nuk eshte ceshtje opinioni.

          Se ju ja keni qi motren edhe logjikes.

          Logjika e shendoshe eshte matematike e thjeshte.

          1. Per ty o kari polis dhe sojin tuaj te felliqur, llogjika permblidhet ne devizen e komunisto – islamiste: O me ne o kundra nesh, e nuk pranoni asnje opinion tjeter !!!Tung!

          2. Kush nuk pranon asnje logjike tjeter mo?!

            Po projekton veten tek mua.

      1. Amon mos na hap barkun se e kemi pa dhe opoziten tuaj. Te dy palet per tju shkerdhy rrobt jeni. Kur vidhni beheni kritik arti kue svidhni dot jeni si lemja pazarit

        1. Po he pra… ngrihuni dhe na bjerni

          Na Korrni e na shtypni

          Katundare edhe punetore

          qe nga Shkodra deri ne Vlore…

          Nderkohe qe ju jeni ca kokrra legenash qe genjeheni me nje 5000-10000 Leksh cdo 2 vjete…

          Dhe gjithashtu duhet thene vella, qe me shkerdhatat ne politiken tone jane pikerisht katundaret dhe punetoret. Ata kokecepshit qe sic vijne nga fshati futen ne parlament e ne shtet e gjeja e pare qe bejne: iu marrin erezin bashke-fshatareve te tyre!

          Vijne ne Tirane… ku te bejne ndonej shtese, ku te bejne ndonje hile, ku te korruptohen nje cike, ku te korruptojne nje cik…

          Dalin jashte Shqiperie, droge e prostitucion e hajdutlliqe e 1001 te zeza.

      2. Logjika jote o palipidhs eshte leter higjenike per kedo me llogjike normale. Ti je bythelepirsi par exellence i nje diktatori. Edhe llogjike edhe bythlepirje diktatori nuk shkojne bashke. Prandaj ti ke logjike leter higjenike.

        1. S’mund te me japesh ti leksione per logjiken kur me pergjigjesh totalsht ad hominem pa u marre fare te debatosh ate qe kam shkruar.

  2. Per bukurine askush nuk e shan, por si Ministre ne krye te diplomacise shqiptare nuk ia thote fare, ndonese me levizjet e KM ne politiken e jashtme, Oltes i ka mbetur roli i zedhenesit.

    Me sa duket, pas Ministrit qe pruri nga Kosova, pa asnje te dhene ne diplomaci, zonja Xhacka eshte nje tjeter figure e zbehte e dikasterit, te cilin Rama e mbulon vete dhe zgjedh profile te ulet politike qe te mos i beje kush hije as tek kepucet…

  3. Kur u be edhe Miss GjallicaOltiRama te talle bythen me ambasadoren amerikane, do te thote se kredibiliteti i saj ka rene aq poshte sa te meritoje edhe me shume

  4. Për sa kohë ju të kësaj gazete shkruani; …..” për mënyrën femërore se si është ndërtuar qeveria e Tiranës.”, edhe mua më lind e drejta e them; për mënyrën e bythqirave se si funksionon kjo gazetë.

  5. Populli yne ka nje shprehje “kokat e tyre hengshin”
    Krijuan nje moster si KM tani te vjelin frytet
    Sa per mostren tjeter Kim me behet qejfi qe se shpejti te thyej qafen

  6. Kjo eshte politika ne Shqiperi e perfaqesuar nga te dy anet me servila dhe oratore per te zhvatur votat e popullit sa here I nevojiten lidereve te partive.

  7. eshte njoni ktu me emer grek qe po na can karin

    shpresoj qe fiton mire te pakten, se po e beri vullnetarisht dhe gratis, qeka me gjithmen keq puna

      1. Ne fakt dhe une ate po mendoja: Po sikur ky Palikari te mos paguhet dhe ta beje kete pune per qejf!? E kupton sa e rende do ishte gjendja e militantizmit ne Shqiperi?! Komplet e pashprese! Por une akoma shpresoj shume qe ti kete punen e lepirjes e ben kundrejt pageses dhe jo se je i indoktrinuar skajshem.

  8. Fiton qe cke me te. Nuk rrijne bythqirat dhe patronazhistat pa mare shperblimin. Nuk behet vendi me arixhinjbundrra spiunefshatare akedemikekurva kriminelepolice…

  9. te Gjith ju që jeni versul Olta Xhackesh jeni ca mostra ca injorant ca lluma ca legena ca te pa fytyre prandaji do rrini shum koh ne opzit ju se ju nuk keni as atelnativ as bindje as program ju vetem genjeni shpifni sajoni trilloni historira shantazhoni helmoni hidhni bald pergojoni shani ofendoni merreni vetem me budedalleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *