• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës prangos 5 persona në orët e fundit, zbulon akuzat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, në pak orë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim. Rasti i parë i prangosjes ishte ai i 30-vjeccarit me inicialet R. Rr., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Ndërkohë që nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *