• |
ide | kryesore

Rama: Prej përmbytjeve në Shkodër dikur kishte shërbim taksi me varka

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media, në lidhje me përmbytjet në Shkodër, deklaroi se situata në këtë qytet, vite me parë ka qenë shumë më e keqe, duke thënë se madje kishte edhe shërbim taksi me varka.


Rama shtoi se edhe vendet perëndimore të zhvilluara përmbyten, por ajo që ka rëndësi është si reagon qeveria ndaj fenomenit.


“Se kur mbarojnë ngricat nuk e di. Krahasimi me 2010 është bërë, për shkak se në atë kohë ra shi. U bë hataja e zezë. Shkodra ishte një qytet kur për disa javë u bë shërbimi taksi me varka. Na bën shumë mirë kujtesa. Po ju kujton se jo çdo gjë e ka në dorë njeriu. Parisi është përmbytur dhe kërcënoi Luvrin.

Nuk e di a ju kujtohet përmbytja e madhe e Gjermanisë, nuk e di a ju kujtohet përmbytja në veriun e Italisë, në Xhenova, që e çoi llucën deri në gjysmën e kateve të para. Krahasimet vlejnë, ka një moment prsh në Vlorë futet nën ujë bulevardi, por më pas uji plargohet me shpejtësi të madh”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se situata për përmbytjet ka ndryshuar 100 përqind, që kur socialistët erdhën në pushtet.

Momenti ka qenë i vështirë. Uji në dritë me diell në Shkodër ka qenë lart, ku ka skaf për të shkuar në banesë. Uji që qëndronte me javë ishte paaftësia e robit. Tek ujësjellës-kanalizimet janë bërë dëme shumë, me ndërtimet pa leje, kështu që jemi në situatë komplekse. Nuk jemi këtu për të thënë se ka akoma më shumë për të bërë.

Kemi ndërtuar në mënyrë strategjike, pa e bërë për fushatë elektorale. Fieri përmbytej lehtë, kurse Gjanica është magjistrali, që garanton të mos përmbytet qyteti, vetëm në rast të ndonjë apokalipsi. Ka problem me rrugën e Thethit, por nuk është kombëtare dhe duhet të hapë udhën bashkia. Sot mirëmbahen rrugët e Shqipërisë. Që kur socialistët morën qeverinë, situata ka ndryshuar 100 përqind”, vlerësoi Rama.

6 Comments

  1. Kurse prej permbytjeve te korrupsionit tuaj levizet me anije. Anijet e Beqajve, Ahmetajve,

    Gjinkureve lundrojne te qeta drejt parajsave fiskale . Njera prej tyre ajo e Gjinkurit u per-

    plas ne nje ajsberg mediatik dhe u detyrua te zbrese ngarkesen prej 40 milion euro te

    “unazes se re” per te shpetuar anijen nga mbytja. Rreth ketyre transoqeanikeve levizin

    edhe disa varka te vogla made in Tire Sanitarja. Por merita te takon ty se ti je

    Admirali i kesaj flote.

  2. OOOOOOOOOOOOOOOOOO KINEZZZZZZZZZ
    NUK I LE IDIOTESITE EDHE ME KAR NE BYTHE PO I VIRGJER NGELESH OOOOOOOOO PALLOS PREJ KINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu