• |
ide | kryesore

Inter-Juve, nata e të vërtetës: Lukaku sfidon Ronaldon për të vazhduar ndjekjen e Milan

-Instant, F1, Sport



Sido që ta shohësh, është nata e së vërtetës. Inter-Juve është gjithçka: një sfidë për jashtë ose brenda, në fund të një historie që ka qenë gjithmonë magjepsëse dhe komplekse, e diskutueshme dhe e zemëruar. Zonja e titujve nga njëra anë. Interi pak snob i Milanos së pasur nga ana tjetër. Në mes, janë shumë beteja dhe shumë, ndoshta tepër, fjalë therëse.

Inter-Juve është e njëjta gjë prej gjithmonë, por çdo herë tregon një histori ndryshe. Për të dhënë një shembull: një vit më parë zikaltrit, në sezonin e parë të Antonio Conte, ndoqën pas ekipin që fitonte gjithmonë e kaq. Sot janë bardhezinjtë ata që kanë filluar një projekt të ri dhe është Pirlo, në një kuptim më të gjerë se ai aritmetik, që po ndjek Interin. Nëse nuk do të ishte Milani, do të ishte vetëm raundi i parë i një ndeshje për titull. E ndërkohë, Inter dhe Juve, çuditërisht, janë në ndjekje dhe gjithashtu duhet të merren me probleme të vogla që kanë karakterizuar sezonin dhe që, sonte, nuk do t’i lejohen askujt.

Kush humbet nuk del jashtë loje, por e komplikon shumë udhëtimin e tij drejt titullit. Renditja thotë se zikaltrit kanë tre pikë më pak se Milani kryesues dhe Juve, me ndeshjen për tu rikuperuar kundër Napolit, edhe më shumë, shtatë. Ka ende kohë për të rikuperuar, por është e qartë se humbja e terrenit të mëtejshëm do të ishte një krim dhe do ta bënte ndjekjen më të vështirë dhe më të lodhshëm. Gjë që, e panevojshme të thuhet, sugjeron se Antonio Conte dhe Andrea Pirlo do të luajnë gjithçka. Brenda ose jashtë, saktësisht, sepse një barazim vetëm do ti dëmtonte të dy.

Inter-Juve janë dy modele futbolli që përplasen. Pirlo është i tërhequr nga bukuria, Conte është jashtëzakonisht efektiv. Pirlo është flegmatik, Conte sanguin. Dhe përsëri: Juve është ende në kërkim të vetes, Interi nuk duhet të humbasë. E pastaj është sfida brenda sfidës: Ronaldo kundër Lukakut, forca dhe shpejtësia, kundër urisë dhe zemërimit. Ndeshja do të luhet mes atyre dyve më shumë sesa tek gjithë të tjerët, megjithëse ndeshje të tilla fitohen gjithmonë në mes të fushës, edhe sepse mbrojtja – një mbrojtje e mirë – do të jetë vendimtare. Ronaldo dhe Lukaku kanë një peshë specifike vendimtare, ata janë udhëheqësit dhe lojtarët simbol, ata janë Juve dhe Inter, pa dyshim. Kush është në gjendje të fitojë këtë duel, do të fitojë edhe ndeshjen. E kush mbetet në këmbë do të jetë në gjendje të vazhdojë të ndjekë Milanin. Por janë telashe nëse gabon, sepse sonte, si kurrë më parë, Inter-Juve do të jetë një ndeshje eliminimi.



1 Comment

  1. Mire e paska bere kete shkrim miku! Pa fjale te teperta, konkret, i pelqyeshm, rrjedhshem e qart! Te lumte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *