• |
ide | kryesore

Policia greke kap shqiptarin me 35 kg drogë në kufi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi prej 35 kg 880 gram marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.

Brenda ne qytetin e Igumenicës, policia greke ka ndaluar nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelbër.

Me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi ne prapakolpin e mjetit, 35 pako me 35 kg e 880 gram marijuanë.

Policia çoi në pranga drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Agia Varvara, Athinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshe 103.6 gram dhe një peshore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *