• |
ide | kryesore

“Nuk e rimarr Inter. Më vjen keq për Suning, po duhet të thotë dicka”: Moratti shuan ëndërrat e tifozëve

-Instant, F1, Sport



Pyetjes së zakonshme, që përsëritet në mënyrë ciklike, i vjen me përpikmëri e njëjta përgjigje. “Nuk do ta rimarr përsëri Inter”. Massimo Moratti nuk kthehet prapa dhe e konfirmon edhe tani, madje edhe në këto ditë kur ka një sërë zërash në fillim dhe pastaj konfirmimesh mbi një shitje të aksioneve të Interit dhe negociatave midis Suning dhe BC Partners. “Jo, disa klube kanë dimensione që nuk i lejohen më një personi”, pranoi ish-pronari zikaltër në një intervistë për ‘Tuttosport’.

Morattit do ti vinte keq në rast të lamtumirës së Zhang, më e mira që Interi mund të gjente: “Dukej se ata kishin të gjitha karakteristikat e duhura, se ishte një familje që drejtoi punët me kapacitet të konsiderueshëm financiar, të lidhur me një industri të rëndësishme nga pas. Nuk ishte një fond, por një familje”. Si një tifoz i madh zikaltër, Moratti nuk i ka fshehur shqetësimet: “Kam lexuar që ata po kërkojnë financime dhe një aksionar të pakicës, por edhe të tjerë. Janë problemet e tyre, por është e rëndësishme që të thonë diçka, që të informojnë për atë që po ndodh”. Është e pashmangshme që ish-pronari i Inter të mos ndalet te fitorja ndaj Juventus: “Sinqerisht, është një ndjesi e mirë sepse kjo fitore jep idenë se skuadra është gati dhe se ne mund të synojmë për diçka të rëndësishme këtë vit. Titulli? Pse mos ta themi?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *