• |
ide | kryesore

Do transportonte drejt Italisë 50 sirianë, arrestohet drejtuesi i gomones

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar skafistin i cili pak javë më parë tentoi të trafikonte drejt Italisë rreth 50 emigrantë sirianë. Mësohet se në pranga ka rënë Emiljano Likaj (Gaçaj), banues në Vlorë, Mësohet se 26-vjeçari ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues me të cilin emigrantët do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021

Dy javë me parë, Policia arrestoi  2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *