• |
ide | kryesore

Kryetarja e KQZ në Kosovë: Po më kërcënojnë burrat e partive politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë thotë se ndihet e kërcënuar nga partitë politike pas vendimit për t’u ndaluar garimin në zgjedhje kandidatëve me probleme me ligjin.


Mes 47 personave që rezultojnë të dënuar me vendim gjykata në tri vitet e fundit, një ditë më parë, Këshilli Gjyqësor i vendit renditi edhe shefin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.


Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se përjashtimet nuk janë politike, siç po akuzohet.

“Shkurt, shqip dhe qartë është ligji dhe akt-gjykimi i Gjykatës Kushtetuese që nuk ja lejon kandidimin, dhe jo unë. Unë nuk e kam shkruar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as nuk e kam votuar,” u shpreh ajo.

Kryetarja Daka ftoi subjektet partiake të vetëpërmbahen dhe të mos ndërhyjnë në punën e KQZ-së.

“Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike,” vazhdoi Dako.

Kosova ndodhet rreth tre javë e gjysmë nga zgjedhjet e parakohshme që nxiti vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe kandidatëve të pacertifikuar u është lënë një afat dhjetëditor për ankimim.

Kryeministri në detyrë i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, dhe ish-paraardhësi i tij, Kurti, thanë të enjten se do i zëvendësojnë personat problematikë në listat e tyre zgjedhore.

“Besoj se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, pavarësisht pozitës që kanë, pavarësisht statusit që kanë,” tha Hoti.

“Jam bartës liste i cili i respekton dhe i përfill me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet,” tha Albin Kurti.

Dy politikanët, u shoqëruan të enjten ndarazi nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, për homazhet me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Kosova, por edhe shqiptarët në tërësi e ndjejnë mungesën e një figure historike që dha një kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës,” tha Isa Mustafa.

4 Comments

  1. Po cfare burrash thote kjo moj ti je burre per vete!?!?ju ligjin e nxorret per kurtin por ju harroni se ne kete menyre ju ja shtoni me sbume piket atij

  2. KET IDIOTE DUET ME E DENUE DH ME JA KONFISKUE PASURIN SE BUGJETIT JA HUMBI7 MILJON EURO ME DASHJE DHE ME BANDEN THAQI MUSTAFA ARTA ROMEN TRADHTART E KOSOVES JAN KJO BAND

  3. Albin ziu e ka treguar dhe faktuar qe pervese bla bla bla dhe ” forc krahu” nuk eshte per gje tjeter. nje hipokrit i vogel dhe tashme super bajat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu