• |
ide | kryesore

Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte më njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.


Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.


Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian, i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një grataçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

/Ora News/

16 Comments

  1. More keta jane me keq se mafia italiane por problemi esht gjetiu a do mund opozita neser qe tu presi veshet ketyre letyrave qe jo mishin por dhe kocken ja kan mare kesaj Shqiperie ky esht problemi

    1. Jo vetem tregtar i ndershem fiqsh, por edhe dasmen e beri me leket qe kishte kursyer nga pensioni e jema, per funeralin. Ky eshte cun i urte dhe familjar dhe nuk e ngre zerin edhe nese familjaret ikin pa e lajmeruar.

  2. Dmth ORA news po denoncon Veliaj.
    Ora news eshte ai katnari qe donte me ndertu pishina ne Farke dhe u refuzu nga Veliaj.
    Lapsi nuk e konfirmon apo pergenjeshtron lajmin. Ato vetem e sjellin si burim.

  3. Nuk eshte faji i medias o mjerane qe denoncojne ose nxjerrin dokumete te Antimafias Italiane ?
    Nuk ju pelqeu se kane dale pergjimet ?Sa do te kete pergjime,dokumete autentike korrupsioni e video deri ne zgjedhjet e 25 Prillit,aq sa do i ziejn ne hu keto hajdute te ndyre rilindas !
    Mafia bashkpunon dhe krimi kuptohet qe eshte vete kreu i Partise Socialiste dhe mekembesi i tij ne krye te Bashkise Tirane!

  4. Askaridi I mutit lal eri edhe shet fiq edhe mafioso edhe fshatar edhe rilindas cfar mut burr Ash ka tirana qe po komandohen na ky vemje

  5. Nuk është diçka e papritur.Gjithë ato ndërtime në Tiranë kuptohet që janë ndërtuar me paratë e pista të drogës shqiptare dhe mafias italiane.Dhe lejet?Kush i ka dhënë?Deri në vitin 2000 kur erdhi Rama si kryetar bashkie çfarë bëri? Dha leje pa fund duke shkatëruar çdo gjë në Tiranë dhe traditën e vazhdon shitësi i fiqve.Pati një ndërprerje prej 4 vjetësh në mes kur u bë Basha kryetar bashkie.Por çdo gjë ka një fund dhe del në dritë me fakte poshtërsia.Problemi është që ta paguajnë.

  6. Dmth kushdo qe vjen me ndertu apo me bo biznes ne Shqiperi duhet te kaloje nga vettingu me pare. A ju jeni ftof ne bythe.
    Lul Basha boni foto me Lulzim Berishen cfare do te thote kjo? Qe Lul Basha eshte bashkepunetor me Lul Berishen?

  7. Kur i krahason keta mafiozet italiane me keta mafiozet tane te vjen gjynah per ata te

    te Italise. Ata te ilalise pergjohen, ndiqen nga policia, burgosen , u sekuestrohen pasurite

    nuk mund te marrin poste publike etj,

    Kurse keta tonet i kemi ne poste te larta shteterore, kane imunitet, kane makina dhe

    shofere qe paguhen nga taksat tona, hane e pine e…… neper hotelet me te shtrejta te

    botes pa e fut doren ne xhepin e vet por ne ata te popullit, nderohen e respektohen

    bile marrin edhe pensione te posacme, bejne ligje per njerzit e ndershem, kane polici

    e ushtri, marrin medalje e dekorata. keta jane mafioazet me te privilegjuar te gkobit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu