• |
ide | kryesore

Rama ende pa fjalë për përgjimet e Ndrangheta-s/ A do ta mbrojë Veliajn?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ka disa ditë që opinioni publik zien nga përgjimet e Antimafias, e cila ka regjistruar mafiozët italianë teksa bisedojnë për kullat në Tiranë, konçensione dhe tenderat e qeverisë shqiptare, si një shans i mirë për të investuar dhe pastruar paratë në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit.


Në përgjime planifikohen takime me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa përmendet ryshfeti prej 20%, aty flitet për një prej sekserëve shqiptarë, që është i gatshëm t’u hapë dyert e shtetit shqiptar mafiozëve, duke u prezantuar si njeri i afërt i Veliajt dhe i Ramës.


Veliaj i ka quajtur “çudira” përgjimet e Antimafias italiane, por kryeministri Rama nuk është nxituar për të dalë me një qëndrim. Kryeministri nuk i ka zhvlerësuar akuzat, siç bëri dikur me përgjimet e Bild, të cilat i quajti një “sallatë fjalësh”, por as nuk ka shprehur dyshime tek Erion Veliaj, siç bëri me Saimir Tahirin, për të cilin la të hapur mundësinë se mund të ishte “një vemje që turpëron fjalën njeri” apo “zhgënjimi më i madh i jetës së tij”.

Rama ka zgjedhur të heshtë, jo vetëm sepse bisedat e mafiozëve lidhen kryesisht me investimet në kullat e Tiranës, por edhe sepse dosja është aq voluminoze, sa çdo ditë dalin biseda që e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrethin e të implikuarve. Dhe këto nuk dihet ende deri ku do të shkojnë.©Lapsi.al

7 Comments

  1. Besoj te henen nuk do lere njeri pa imituar – e vetmja gje qe di te beje tashme, por te Fevziu kete here, se ka radhne e qokes!

    Piktori eshte ne panik total

  2. Ore paskeni qene interesant po ju kam then njeqinde here mos i bini qafe djalit se nuk meret me kesi punesh te pista djalkaMa lini djalin te qete

  3. Llumi llumin do. Keta jan rrugac kriminel bastard djaj mafjoz ….gjith te zezat. crendesi ka flet apo jo dhe cfar thot nje bastard kriminel…..cfar ben ka rendsi se ajo eshte me pasoja dekadash e nuk cbehet me.

  4. “A do ta mbrojë Rama Veliajn” ?
    Pyetja nuk qëndron vetëm te Lali.
    Disa dhjetra tendera ka marë Ndragheta vetëm nga ministria e shëndetësisë.
    Pra në tavë është edhe Manastirliu.
    Në pyetje nuk është thjeshtë fati i Erion Veliajt, por dy shtyllat më të mëdha të propogandës me të cilat mburret Edi Rama.
    Kjo lidhje e kësaj qeverie me Ndraghetën, hedh poshtë të famëshmen “Rilindje urbane”, pra e përkthyer “masakrën urbane”, dhe mburrjen për trajtimin me sukses të pandemisë nga ministria e shëndetësisë.
    E gjithë strategjia qeveritare e trajtimit të pandemisë ka qenë shumë problematike e tërësisht hermetike.
    Që nga ideja e marrëzishme e shpalljes së luftës kundër koronavirusit me autoblinda e mitrolozë të ushtrisë, e deri tek marrja “kontrabandë” e 970 vaksinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu