• |
ide | kryesore

Mbi 2 javë të bllokuar në minierë, gjenden të pajetë 9 minatorë në Kinë

-Instant, Lajme, Planet



Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë gjetur të pajetë nëntë minatorët e bllokuar prej 19 ditësh në një minierë ari në provincën Shandong. Një ditë 11 punëtorë që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong. Këtë të hënë u dha lajmi për gjetjen e viktimave nën rrënoja.

Lexo edhe: Dy javë nën tokë/ Nxirren gjallë 11 minatorë në Kinë (Foto)

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar. Minierat e Kinës konsiderohen ndër më vdekjeprurëset në botë. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, gjatë vitit të kaluar në minierat kineze janë regjistruar 573 viktima.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *