• |
ide | kryesore

Voltana Ademi: Do kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi sot se do të kërkojë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal pasi situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës është rënduar dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Ajo tha më tej se dy familje janë evakuar dhe ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë në Daragjat.

“Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit. Mbi 200 ha tokë bujqësore e mbjellë nën ujë.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.
Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kërkesën tonë për furnizim, kërkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.
Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje”, deklaroi Ademi.



1 Comment

  1. Përfundimisht, ndërsa sot opozita fajëson pa prova qeverinë si e lidhur me krimin, qeveria e djeshme i priste në zyrë dhe u jepte kontrata të majme përfaqësuesve të Ndraghettas.

    Personat dhe subjektet kyç në këtë aferë janë pesë.

    1. Lorenzo Casa. Eurodeputet. I arrestuar për lidhje mafioze, i dënuar për korrupsion për favorizimin e ANAS në një tender.

    2. Giovan Battista Papello. CEO i ANAS. I dënuar për korrupsion dhe mashtrim financiar. I përfolur për lidhje mafioze. I pritur me nderimet më të mëdha në zyrën e Berishës në vitin 2006.

    3. ANAS. Kompania e provuar për korrupsion dhe lidhje mafioze, të cilës iu dhanë korridoret kryesore të rrugëve në Shqipëri.

    4. Sali Berisha. Ish-Kryeministri që priti me të gjithë nderimet Papellon në zyrën e tij në 24 shkurt 2006.

    5. Lulzim Basha. Asokohe Ministër Transporti, i pranishëm në takim dhe i gatshëm të lehtësonte depërtimin e ANAS në çdo aks të rëndësishëm të vendit, përfshirë edhe Portin e Durrësit.Molotovin e ke ne cante apo ja ke dhene atyre adoleshenteve qe mban nga pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *