• |
ide | kryesore

Ngjarja që tronditi Prishtinën, viktima i ekzekutuar nga babai i tij në bodrum ka lidhje me plagosjen e Noizy-t

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prishtina u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje tragjike. Albert Krasniqi, një personazh i njohur i showbizit, ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij. Ndërsa dyshohet se është vrarë nga babai i tij.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’i plotësuar kushtet që kërkonte. Sipas Indeksonline, vrasja ka ndodhur pasi Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij pasi ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici.

Babai, pasi ka kryer aktin, ka njoftuar vetë policinë. Mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje.

Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte. Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoubizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’.

Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të hip-hopit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, thotë Policia e Kosovës në njoftimin e saj paraprak për vrasjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *