• |
ide | kryesore

Hipokrizia e rëndë/ Kujt Edi Rame t’i besojmë për Kadarenë?

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit



Dy qëndrime diametralisht të kundërta në një njeri të vetëm. Rama i kahershëm 32-vjeçar, me çorapet e ngjyrosura të artistit dhe gjuhën e drejtëpërdrejtë e të paqetë me gjasë për shkak të mos realizimit të ambicieve politike, shpotiste e përçmonte gjithëkënd, duke përfshirë edhe të cilësuarin si “gjeni të letrave shqipe”, Ismail Kadarenë.

“Ashtu si doktor Saliu në rolin e Presidentit të Republikës nuk i jep asgjë politikës, ashtu edhe letrari Kadare në rolin e opinionistit nuk i jep asgjë atyre që lexojnë me sytë e mendjes”, përgjigjej plot mllef Rama në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” në vitin 1996.

I gjithë zhvlerësimi dhe ironia e përdorur ndaj shkrimtarit të njohur, vinte për shkak se asokohe ai i kishte cilësuar anëtarët e Partisë Socialiste si të parinovuar. Sot, në 85-vjetorin e Kadaresë, Rama në pushtet, me një retorikë të qetësuar, plot diplomaci, thur elozhe ndaj shkrimtarit që dikur e demaskonte plot urrejtje se i kishte shërbyer partisë duke përdorur pseudonime në artikujt e shkruara prej tij.

“Opinionet e tij politike nuk më duket se e kanë kaluar ndonjëherë pozën e shtirur intelektuale. Një pozë e mbajtur gjatë në kohë, që kur shkruante me pseudonimin Gent Arbana në “Zërin e Popullit” apo në “Dritën e Partisë” e deri kur filloi të firmoste artikujt në mbështetje të Perestrojkës së vonuar të Ramiz Alisë”, shprehej gjithë vrer Rama.

Gjithë sa është thënë për Kadarenë gjer më sot, nga kritikat e deri te lëvdatat, kryeministri Edi Rama i krahason me kështjellat e rërës që ngrihen prej të vegjëlve në bregdet. Kështu kërkon të tregojë madhështinë e veprës së shkrimtarit si dhe nënvlerëson ato që janë thënë për të, duke lënë të nënkuptohet se do të mbesin në harresë. Ndonëse shquhet për lojën e fjalëve, këtë herë Rama gaboi, pasi në të vërtetë fjalët mbesin, ashtu si vlerësimet e të riut artist për shkrimtarin e madh, qëndrojnë të regjistruara në gazetën “Koha Jonë”. “Të një niveli të dobët intelektual”, i konsideronte Rama artikujt dhe intervistat e Kadaresë.

“Për të mos folur fare pastaj për artikujt dhe intervistat e kohës së ekzilit që janë dëshmi të një niveli të dobët intelektual, dhe mbi të gjitha moral, jo vetëm se përshkohen nga një konformizëm pervers me pushtetin, që fshihet pas mjegullës së një preokupimi të sforcuar për çështje madhore të kombit, por mbi të gjitha për frymën e rëndë autoritare ku, përmes adoptimit të ca aksiomave të universit letrar kadarejan, thuhen gjëra tepër arbitrare e të mërzitshme”.

Një fytyrë tjetër shfaq kryeministri sot në qëndrimet ndaj shkrimtarit.

“Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve”, shkruan Rama me rastin e 85-vjetorit të Kadaresë.

Të thyer në moshë e konsideronte Kadarenë 25 vite më parë, duke u përpjekur të zhvlerësonte freskinë e mendimeve të tij, ndërsa sot, në një moshë të përafërt me Ismailin e asaj kohe, kryeministri jep lëvdata të pakursyera ndaj figurës që e kritikonte për ndryshim të qëndrimeve.

©Lapsi.al

 



26 Comments

  1. pistoleta me numër ‘P52778Z’ ka shenja më të lehta përdorimi se ajo e Prendit me numër ‘P52796Z’. Por eksperti vijon duke thënë se tyta e pistoletës së shoferit të Prendit, mbart më shumë gjurmë që tregojnë se është pëdorur më shumë sesa tyta e pistoletës së Prendit me numër ‘P52796Z’, së cilës i përkasin 11 nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

    Në fund të raportit, prokurori thotë se bazuar në faktet e lartpërmendura, lind dyshimi i natyrshëm dhe i arsyehëm se tytat e dy pistoletave janë ndërruar me njëra-tjetrën.

    Ekspertët teknikobalistikë, thuhet në raportin e prokurorisë, kanë pohuar në mënyrë konfidenciale se gjilpëra e pistoletës me numër ‘P52796Z’të Ndrea Prendit, në momentin kur është bërë ekzaminimi balistik ka qenë e përpunuar mekanikisht (goditur).O shkullak mos shkruaj vetem per shpellkaret e salihut,rama e ka cilsuar ‘si opionist’dmth ka dare ne riling e opinionisti nuk vlen,nuk ka thene si shkrimtar o loqja e majte e salihut

    1. Kur Jul Cezari kaloi Rubikonin, e kishte ndare mendjen se do sundonte Romen, por kishte nje pengese te madhe, Pompeun. Pompeo nga ana e tij, u largua nga gadishulli Apenin dhe u vendos ne Ballkan. Jul Cezari sebashku me Mark Antonin ndertuan anijet ne kohe rekord dhe kaluan Adriatikun. Sapo zbarkuan ne Durres (Durrachium ne ate kohe) u takuan me paraardhesit e Vangjush Dakos te cilet i mundesuan nje takim te rendesishem me paraadhesit e Rames qe ne ate kohe ishin konsuj te Ilirise. Duke parashikuar se Edi Rama nje dite do behej kryeminister i Shqiperise, Orakulli i Delfit beri parashikimin e madh qe Isamil Kadare do behej nje dite idhulli i Rames, por jo vetem kaq. Orakulli i Delfit e la me shkrim qe Rama do duhej te mbante afer vetes Endri Fugen dhe ky i fundit do te sterviste nja 10-15 idiote, qe ne kembim te nje pjate me supe, do benin komente ne shkrimet kunder Rames. Keta njerez pa kapacitet mendor, te afte vetem per te kopjuar, u sterviten neper bodrumet e rilindjes dhe te siguruar nga Fuga qe nuk do kishin pasoja nga pandemia, llupnin cdo dite nga nje pjate supe ushtrije. Garancia e Fuges vlejti sepse asnjerin nga keta nuk e zuri covidi dhe arsyeja eshte shume e thjeshte, covidi nuk mund te zhvillohet tek njerez pa tru si ky i paemri i ores 18:08. Dhe, meqe ra fjala, a e ke marre sot pjaten e supes apo po pret akoma?

      1. Ismahili mos eshte ai qe i tha Lulit ne zgjedhjet e Tiranes 2011, Hiq dore Lul. I ke hup zgjedhjet.
        Cfare budalle…

  2. NA E SOLLET NE MAJE TE HUNEDES ME KETE PALLOSH. NUK KA NERI QE NUK E DI SE KY KURVE MASHKUL ÇA THOTE TANI NUK E THOTE MBAS 5 MINUTASH . KY NUK KA PAS E NUK KA PER TE PAS NDONJEHERE TURP . PROBLEMI ESHTE ÇA DUHET ME BO ME E ZEVENDESU? KUSH DO TA ZEVENDESOJ ? KOHA KA TREGUAR QE ATA QE VIJNE ME PAS BEHEN ME TE KEQINJ SE ATA QE IKEN . ATEHERE? KUSH ESHTE ZGJITHJA ? VETEM REVOLUCIONI DHE NDRYSHIMET RADIKALE , VENIA E DREJTESISE JANE ZGJITHJA .
    PO QE PER KURVAT E POLITIKES 30 VJEÇARE, KY POPULL SKLLAV LINDI E SKLLAV DO VDES

    1. Mos kij ate merak. Sado i keq te behet ai qe do vije pas tij, nuk do arrije as tek gjuri i Rames. Edhe shejtani vete e ka lene me testament qe ferrin do e drejtoje Rama

  3. Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale. Thënë ndryshe tha Kadia, ose do të mbushim thesin e shtetin apo ta mbajmë në nivelin që është ose do e shpojmë atë me programin që ofron Basha.Ta qifte salihu me bolet e lulzimes o ti pa emer i ores 18:12,shpellkar cecen

  4. O zorraxhinj bunkeras fjala eshte per dy fytyrat e Edvin palloshit qe ka mbajtur per Ismail Kadarene dhe jo per luften ne Vietnam o derra mavi .

  5. Ismail Kadare sherbetor i oborit te diktatorit me te eger ne Europ ,komunist antar i presidiumit te kuvendit popullor ,i vetmi nga shtrimtaret qe volli vrer per krye korifeun Shqiptar Gjergj Fishta.Ky pra eshte shkrimtari “desident”qe sot i servilosen dhe i thurin lavde.

    1. Kadareja ndonëse u propozua për president i republikës së Shqipërisë, nuk pranoi dhe kjo tregon zgjuarsinë e tij.
      Nëse do të kishte pranuar e do të ishte bërë president, ai do të kishte humbur admirimin jo vetëm të shqiptarëve si shkrimtari më i shquar në rang botëror i Shqipërisë, por edhe miliona lexuesve të huaj.
      Ai e ka pranuar publikisht se ndonëse është munduar me ato mundësi që kishte në kohën e diktaturës së egër enveriste që të demaskonte “pashallarët e kuq”, nuk ka qenë asnjëherë disident politik po i është përkushtuar letërsisë.
      Ajo që nuk kuptojnë injorantët shqiptarë që për letërsi vlerësojnë këngët labe t[ sojit “Dy luanë ka sot bota, një Azia e një Europa”, është se asnjë politikan e burrë shteti shqiptar nuk ka arritur të bëhet një emër i njohur e të nderojë Shqipërinë si Ismail Kadareja.
      Karagjozi Rama, qoftë ta shajë e qoftë ta ngrejë lartë Kadarenë, është një liliput krahasuar me te.

  6. YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU JA LEPIJN QIMET E BYTHES EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCICIT

  7. Rama nuk ka ndjeshmeri e respekt per askend e asgje.

    Eshte e gjitha ne sherbim te propagandes per te mbuluar kullat ne qender.
    Kinse devijimet e rruges dhe prishjet qe u bene ne qender u bene per te ruajtur shtepine “muze” te Kadarese dhe jo per te ndertuar kulla te tjera qe rastesisht po mbijne aty.

  8. Une nuk shoh kontradikte. Me heret Rama la folur per Kadarene ne lidhje me politiken dhe ndergjegjen e Kadarese si njeri. Ndersa sot flet per Kadarene si shkrimtar.
    Pra atij nuk i pelqen Kadareja si njeri politik dhe intelektual ne lidhje me shoqerine Shqiptare, ndersa e vlereson maksimalisht si shkrimtar dhe per kontributin e jashtzakonshem qe ka dhene per gjuhen shqipe.

  9. Rama ne Dhjetor 1990 – Ti varim komunistet!
    Rama pas 30 vitesh me ministrin e fundit te brendeshem komunist Ruci perkrah si kryetar i partise lene trashegim nga Enver Hoxha e Ramiz Alia.
    Besojini kujt Rame t’jua marre mendja

  10. Bëhet fjalë për një raport konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit.

    Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin zbuluar se vrasja e protestuesit Faik Myrtaj është bërë nga Ndrea Prendi dhe pistoletës i është ndërruar më pas tyta dhe gjilpëra për të fshehur gjurmët e krimit.

    Raporti tronditës thotë gjithashtu se ekspertët që kryen hetimin, kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit.

    1. Po ai gardisti i graduar per trimeri ne 22 janar 2011 qe sot eshte kryetar i Bashkise Mat i Rilindjes, ke ka vrare nga ato 3 tjeret e thote gje ai Raporti konfidencial ?

  11. Meruni akoma ju komentus me gerdalla te mbetura nga komunizmi,meruni dhe komentoni per kater yjet e muzikes botrore,dhe lerini plehrat te vazhdojne dekompozimin.

  12. I duhet besuar pa medyshje Edi Rames qe kur ish Kryetar bashkie me sinqeritet absolut deklaroi 3000 Euro pasuri .

  13. Këta dalin derë më derë dhe ekran më ekran e na shajnë ‘me robt ku t’i keni!’. Na thonë se jemi ‘bisht i mafies’; na shajnë se ‘jemi kokë palarë’, na kërcënojnë se ‘në 25 prill do të na përmbysin’, na telendisin si qytetarë të dorë së fundit. Në dorë të tyre mbajnë dy të tretat e pasurisë sonë kombëtare: Floririn e Thesarit të Shtetit, kursimet e shqiptarëve të mbledhura në skemat piramidale, fitimet e kontrabandës shtetërore të naftës dhe armëve; paratë e vjedhura nga CEZ, nga familjarët sekserë, nga rruga e ‘Kombit’, nga shitja e protestave… Kur bëjnë moral guxojnë e thonë se populli ynë ‘nuk di të reagojë’. E vërteta është se populli në Shqipëri është i vetmi në vendet ish- komuniste që ka derdhur gjak në protestat kundër korrupsionit. Kur dëgjoj që këta thonë ‘dilni na votoni!’, më duket se po na thërrasin ‘dilni t’u vrasim në bulevard’ si ata të katër.

  14. Edi Rama ka sinqeritet, jo shaka! Ka patur sinqeritet gjithmone, qe kur deklaroi se Grigorin e kam vella!

    Ja, e nderseu turmen me 21 janar 2011 me ate videon e atyre 700 mije Eurove. U gjakos i ziu milet ne protesten e thirrur prej tij kunder korrupsionit dhe…pastaj me sebepciun e asaj videoje ndau pushtet pas dy vitesh ne 2013!
    Dhe sinqeriteti i Rames vijoi me…….zgjedhjen President te Republikes te atij Sebepciut te videos me te cilen nderseu 21 janarin!
    Ja pra, qe sinqeriteti i Rames nuk njeh limite!

  15. Baba Stalini. I ftoj komentuesit te lexojne kryevepren e njeriut te ndyre qe jeton ne lluks ne kafenete e Parisit.
    Servil i armates komunisto puniste.
    Zhduku te dashurin e vajzes, beri personazhe negative ne kurriz te nenave qe u veshen me te zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *