• |
ide | kryesore

Dhunoi policët, arrestohet i riu në Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri nga Berati ka rënë në pranga pasi akuzohet se dhunoi policinë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ermelind Dollani, banues në Lapardha.

I riu u arrestua në ambientet jashtë spitalit të Beratit.

Detaje nga policia: 

Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *