• |
ide | kryesore

Itali/Arrestohet bosi i “Ndrangheta”,një nga 100 personat më të rrezikshëm

-Instant, Lajme, Planet


Autoritetet policore në Itali kanë njoftuar se kanë arritur të arrestojnë bosin e ‘Ndrangheta” Domenico Cracolici. Sipas mediave italiane, ai ishte pjesë e listës së 100 personave të arratisur  më të rrezikshëm në Itali. Bëhet me dije se Domenico Cracolici u arrestua në një vilë të izoluar në fshatin Maida nga karabinierët dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia, së bashku me personelin e skuadronës së helikopterëve të gjuetarëve Calabria Carabinieri.

Cracolici i kishte shpëtuar policisë më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit “Rinascita-Scott”. Ai u përfshi në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se bosi i mafias u dërgua në burgun Vibo Valentia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *