• |
ide | kryesore

Krahasoi emigrantët me turistët/ Ironia e Ramës shkakton polemika në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
emigrantët



Një meme e postuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama që ironizonte italianët që vijnë me pushime në vendin tonë duke i krahasuar ata me emigrantët shqiptarë të 3 dekadave më parë ka ngritur një polemikë të fortë përtej Adriatikut.

Me lehtësinë që e karakterizon shpesh Rama publikoi një foto të anijes “Vlora” e cila në gusht të 1991 u nis me rreth 20 mijë shqiptarë që arratiseshin nga varfëria duke e krahësuar atë me fluksin e italianëve që sot mbushin tragetet për të pushuar në Shqipëri. “…dhe prit, prit se nuk keni parë asgjë akoma” – ishte shprehja e Ramës që shoqëronte foton. 

Nëse në Shqipëri kjo kaloi pa zhurmë pasi vetëm Lapsi.al i kushtoi një shkrim duke e konsideruar krahasimin të pavend, në Itali i kanë kushtuar faqet e para të gjitha agjencitë dhe mediat prestigjioze.

LEXO EDHE: Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

Në Itali e para që e publikoi ishte agjencia e lajmeve ANSA duke nënvizuar se vetëm një ditë më parë ishte 32-vjetori i eksodit të dhimbshëm dhe aq të diskutuar. Ndërsa TG Com e konsideron ironik postimin e Ramës. Më e ashpra është “Corriere Della Sera” që në një shkrim të gjatë i përgjigjet po ashtu me ironi Ramës.

“Bumi i turistëve italianë në Shqipëri, që ikin në vendin e bukur nga çmimet të konsideruara shumë të larta është pëlqyer aq shumë nga qeveria e Tiranës, sa që kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale sesi kohët kanë ndryshuar – dhe rrjedha është përmbysur – që nga vitet 1990 e deri më sot.

Megjithatë, postimi i kryeministrit shqiptar nuk është mirëpritur pozitivisht nga të gjithë. Ka nga ata që, që për shembull, kujtojnë se emigracioni është një fenomen që ka shkaktuar – dhe shkakton edhe sot – mijëra vdekje në vit. Një fat që në të kaluarën e kanë pasur edhe vetë shqiptarët” – kujton “Corriere Della Sera”.

Edhe “La Repubblica” e sheh të pavend krahasimin e turistëve me emigrantët. “Më 8 gusht 1991, rreth 18 mijë shqiptarë u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë atje, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri. E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e shohin të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet sociale” – shkruan “La Repubblica”.

Më shumë se 3 dekada më parë mbi 20 mijë emigrantë shqiptarë pushtuan anijen “Vlora” që kishte sjellë sheqer nga Kuba në portin e Durrësit. Pas 36 orësh udhëtimi rraskapitës ata mbërritën në Bari ku autoritetet italiane i mbyllën emigrantët në stadium nën një vapë përvëluese dhe në kushte skandaloze. Pak ditë më pas shumica u kthyen mbrapsht ndërsa një pjesë shumë e vogël mundi të arratisej. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Pallosh dilerant, qe pasi ja ka futur deri ne palce shqiptareve kujton se mund te bej gallate edhe me italianet. Krahasim prej injoranti, aresyet qe shqiptaret te cilet shkuan (dhe vazhdojne te shkojne) ne Itali nuk kane lidhje me aresyet e italianeve qe vijne ketu. Keshtu eshte kur te therasin Skenderbe, kujton se je duke luftuar me otomanet.

    1. Ca lidhje ka kjo me emigrimi , kjo ishte thjesht per te treguar rritjen dhe trasformimin qe Ka bere shqiperia, Edhe ramazoni me kete postim tregon qe meriten e Ka ai 99%.
      Italjanet Kan ik gjithmon jashte e Kan pas fillu me greqin, pastaje spanje, pastaj me kroacine, tani po vijn Edhe ne shqiperi
      Kjo Ka mbi 40 vjet qe ndodh
      Mos na cani Karin me shum

  2. I madh. Ne 10 vite ne pushtet ka shumefishuar numrin e turisteve.

    Rinasi nga nje aeroport me trafik medioker eshte kthyer ne nje aeroport te vertete.

    Rruget e Tiranes plot me te huaj.

    Faleminderit Edi Rama!

    1. ttps://albanianpost.com/turizmi-2023-ne-shifra-4-4-milione-kosovare-vizituan-shqiperine-mbi-1-milion-italiane-per-te-paren-here/:

      ne fakt na rroft rruga e kombit….turistet e huaj gjithsesi do vinin si me ramen ashu e pa ramen, dmth keta qe shofin cmimin dhe vizitojn Ballkanin e perfshijn edhe Shqiperi; Problemi qe nuk e zgjidh rama esht peresor e qe as e kupton, nuk ja thot hic se esht gomar i korruptum. Si i behet qe leket qe hyjn nga turizmi nuk ja kthejme edhe nje her te huajve nepermjet importit? Ne jemi nje vend qe nuk prodhon Asgje ,vec politikan te trash arrogant e hajdut

  3. Si duket ka ngaterruar mallin sot….
    Ky delirant nuk njeh kufij vetekenaqesie. Edhe per natyren e atj vendi mendon se merita i takon atij.
    Per inceneratoret, per malin ne mes te Tiranes rri squk, nuk e hap gojen fare, nderkohe gjen kohe per karagjozlliqe. Ptu rrace e poshter.

  4. Keshtu eshte kur te flet goja para mendjes . Siperfaqsor, narcizist, i papergjegjshem , injorant dhe i cekte, por mbi te gjitha me nje mungese totale te empatise per ata qindra shqiptare qe lane jeten ne ujrat e Adritikut.
    Ben ironi me italianet te cileve duhet t’u jemi mirenjohes per ndihmen qe na kane dhene ne shume momente kaotike.

  5. tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

    Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.O te mjere komentues dhe ti gazetar i lapsit ku eshte jehona negative e shtypit italian ke fjalet e rames te shoqeruar me fotot reale te dy koheve,shkrime me ironi thoni ju,por dhe rama provokoje me ironi,cfare ka ketu,por lapsexhinjte e komentuesit e shohin me mendim bardh e zi ramen,por i keni bere reklame pa para rames

    1. po ai eshte!!!!!edhe une kam vile ne Tirane edhe nje apartament per prinderit.e Skapi me rruan trapin,sepse i kam bere me djers e me punen time 30vjecare.edhe ram arixhiu e ka nje te tille,por me vjedhjet qe u ka bere shqiptareve,e duke deklaruar 3000euro borxh.nga thonjet e paprer,endacak ne periferin e erret te Parisit e i akuzuar per shitje ikonash,ky monster sorrist,fatkeqesi kombetare,me urdher te sektit famekeq sorrosian,katapultohet si minister kulture ne qeverin nano.qe ne kete vit te larget,vjedhjet e grabitjet nuk paten kufij.ky monster do te ngelet ne histori si me antishqipetari e me hajduti i te gjitha kohrave.shkollpak e sociopatik,binom perfekt.

  6. Nje pyetje kam per simpatizantet e liderit tone te dhjere! A e kalon dot Rama oqeanin te shkoje ne SHBA? Se me duket qe eshte non-grata i pashpallur qe nuk takon dot me asnje zyrtar amerikan ne detyre!

  7. Eshte shume e vertet ajo qe thote ki karoministri ine “qe nuk keni pare gje akoma”. Nje nder ata qe nuk ka pare vertete gje akoma eshte edhe vete druni i shtremet. Diten kur do ti fusin kollaren, atehere do ta kuptoje ….. te parët e gjerave

  8. Turista dyleksha.
    Me shume harxhojne allbanezet se keta me canta shpine, qe dhe ujin e kane marre nga shpia.
    Jorgo, ti me ben ti urrrej bythqirat.
    Flm.

  9. Plako, mbase s’kam fare une lidhje me urrejtjen qe ti ke ndaj bytheqirave.

    Mbase ti thelle thelle, thjesh urren vetveten.

    Mos me ngaterro mu me keto pune. Shko sqaroji me Frojdin.

    1. Thjesht rrot Kari po Jorgo Palikaris I pelqen ta mari per dhender ti japi gruan e vet mbase I jep ndonje post si Blendi Quqit ! Te fala sateme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *