• |
ide | kryesore

Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

Arkiva, Kryesore, Lajme, Syri i Lapsit, Video
rama meme per eksodin



Kryeministri Rama ka lënë një shije të keqe sot, ndërsa ka tentuar të bëjë humor e propagandë bashkë, me një nga ngjarjet më tragjike pas rënies së komunizmit.

Duke iu referuar historisë së dhimbshme të 20 mijë shqiptarëve, të cilët 32 vite më parë, zbarkuan me anijen Vlora në Bari të Italisë për t’i shpëtuar mjerimit në vendin e tyre, Edi Rama ka tentuar një krahasim vulgar me italianët që sot vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Ky postim provokues, që kryeministri artist e ka huazuar nga një faqe memesh në rrjetet sociale, është sa banal po aq edhe i pacipë.

I fiksuar të kapet pas cdo lajmi që i shërben si mjet për propagandë në këto kohë të vështira për qeverinë e tij, kryeministri, pa e vrarë aspak mendjen, ka tentuar të promovojë me demek me humor Shqipërinë e tij turistike, mbi ngjarje dramatike për mijëra familje shqiptare.

(Për më shumë shihni analizën VIDEO)

Mbi 20 mijë emigrant udhëtuan në kushte mizerabël, për dy ditë, në kërkim të një jete më të mirë dhe mbërritën në Bari në 8 gusht 1991, ku u trajtimi i tyre u regjistrua si një turp për autoritetet italiane. Ata u mbyllën për disa në ditë në stadiumin e Barit, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, në kushte aspak njerëzore, për t’u rikthyer më pas mbrapsht në Shqipëri nga autoritetet italiane.

Intelektualë dhe politikanë italianë, gazetarë dhe autoritete fetare kritikuan ashpër qeverinë e tyre për këtë trajtim që u bënë mijëra njerëzve të pashpresë.

Ky përvjetor do të ishte rasti jo për të bërë propagandë, por për të reflektuar mbi një tragjedi njerëzore, që vazhdon ende sot pas 32 vitesh.

Vetëm në 10 vitet e fundit gati një million shqiptarë kanë lënë vendin dhe të shumtë janë ata që duan të largohen. Tragjedia në përmasa të tjera përsëritet ende në ujrat e La Manshit.

Mirëpo kryeministri, që thellësinë e mendimit dhe të reflektimit e ka një shfaqje të huaj, edhe këtë përvjetor e ka shfrytëzuar për propagandën e tij të shpifur të “boomit” turistik që po përjeton Shqipëria.

Të krahasosh ikjen e dhimbshme të bashkëqytetarëve të tu, me pushimet e italianëve në bregdetin shqiptar, nuk është kontrast i zhvillimit, por banaliteti i së keqes që tenton t’i vërë një llustër problemeve të rënda që ka vendi.

Vetëm lehtësia e papërballueshme e një individi si kryeministri ynë, mund të kthejë në cirk propagandistik, një hemoragji kombëtare, që nisi para 32 vitesh e nuk ka ndërmend të ndalet edhe sot. Pyetja që do të duhej t’i bënte vetes Edi Rama në këtë përvjetor, është: Mirë italianët vijnë në Shqipëri, po shqiptarët pse vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre?

Nëse do e bënte këtë pyetje, me siguri do të kishte ndjerë turp, të shpërndante memen vulgare si medalje për rilindjen e tij turistike.

Për të sjellë në vëmendje përmasat dramtatike të 20 mijë shqiptarëve të anijes Vlora, në vijim kemi zgjedhur një fragment nga filmi dokumentar, “Anija”, i regjisorit Roland Sejko, film i cili u vlerësua me çmimin më të lartë të kinemasë italiane, “David di Donatelo”.

https://www.youtube.com/watch?v=c7dSJwvUi50&ab_channel=ArchivioLuceCinecitt%C3%A0



25 Comments

  1. Interesant,me teper se krahasmi bastard,qe ben kryeministri,eshte heshtja,pa asnje koment,per skrimin e mesiperm.Por edhe turp-ne te njenjten ,kohe!

  2. Ky palla nuk njeh kufij ne budallallekun e vet. Mjafton to duket interesant.

    Forca sufllaqe, vershoni me komente tani…..

  3. Mbreti i marketingut! 😀

    Ne krye-lajm sot “Albania” tek corriere.it dhe mediat e tjera kryesore italiane.

    Shikoni dhe mesoni o loqe.

        1. Sa idjot qe je! Sa vjec o kari? Ka shkruajtur poshte meje. Nuk kisha si te mos ta kuptoja.

          Apo e ke mesu internetin nga Google Apps Store?! 😀

    1. Po o shkerdhate ishte edhe te lajmet rai tre por tu fol per gomarllekun e ketije pseudo kryministri . Ushtttttt fare e keqe kure mundoheni edhe kete lajme ta pariq isni si sukses ,

    2. boll mer klluf se le nom

      ca marketingu eshte ai mer palle

      po te isha une predidenti i nje kombi qe ky e tregon se po mbushin anijet ashtu me ardh ne shqipni, i bllokoj marrdheniet ekonomike per prishje imazhi…

      fillon cdo gjo nga dinjiteti personal njerezor

      1. Po ti s’e kupton se je kar i lindur.

        Ca te te them une tani?

        Te te shpjegoj parimet baze te marketingut?!

        Po mire qe s’kupton dhe ben edhe si garip, dmth, fodull, po plasi syte o zi: shqiptaret u bene ceshtje ne UK e rruget e Tiranes plot me turiste Britanike. Rama vite qe provokon here pas here italianet e rruget plot me italane.

        Apo nuk i sheh dot rruget e Shqiperise sepse punon si tullaxhi ne Gjermani?

        Kur je injorant dhe fshatar, mos dil jashte zones tate te komfortit, se ben figure budalli.

  4. tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

    Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.

  5. Nje palaco vulgar dhe i papergjegjshem. Eshte skandaloze sesi ky individ vazhdon te votohet dhe sesi shqiptaret e lejojne t ´ i trajtoje si skllever pa dinjitet.

  6. Nga bariu i cmendur,, cmenden dhe delet, kete ka bere ky psiko pushtues i droguar. Mjer delet, se ky e ka marre rrugen e m,,,tit.

  7. Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

    Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.

    Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet.

  8. Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një aparatment tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.

    Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?

    1. Ky eshte kryeminstri qe duan patronazhistet, aktivistet dhe Spiropali me shoke O mortja ku eshte si nuk e ha kete te semure mendor

  9. UN KAM QEN NE ATE ANIJE.
    I LUTEM KTI HAJDARIT TE GJAT TE RRIJ LARG KSAJ ANIJE SE AI E KUTON KET PUN.
    LE MOS TE NA I NDYJ KTO PAK KUJTIME {sido qe te jen ato}

  10. Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj. Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira? Me mire injorant se si ty qe te shkerdhen shkelzen gjithe diten ty dhe fisin tend,o rroteKari

  11. MonadPlug
    “Kemi pasur më shumë se +35 % turistë, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, u shpreh Rama për “La Stampa”.

  12. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

    Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

    Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë

  13. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *