• |
ide | kryesore

Meta citon raportin e FMN: Covid-19 nuk luftohet me propagandë. Shkurtoni pagesat për PPP

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ilir Meta kërkon shkurtimin e pagesave të PPP-ve nga qeveria dhe rritjen e mbështetjes buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.


Presidenti shkruan në Facebook se raporti i FMN për janarin e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen fiskale për pandeminë, duke sjellë dhe vendet e rajonit. Ai thekson se COVID-19 nuk luftohet me propagandë.


Reagimi i Metës: 

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.

Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.

COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!

2 Comments

  1. Fatura e këtyre ndryshimeve është rreth 83.5 miliardë lekë ose 679 milionë euro ose 5% e PBB, ose sa gjithë buxheti i investimeve kapitale vjetore, për të cilat kryetari Basha nuk na dha asnjë informacion se ku do t’i gjejë fondet.

    Edhe pse shpesh dëgjojmë që do të prishë koncesionet pagesat e tyre nuk kalojnë 20 miliardë lekë në vit dhe Bashës i duhen 4 herë më shumë për të siguruar premtimet e tij.

    E për sa kohë nuk kemi një përgjigje se ku do të gjenden këto para në kushtet kur borxhi po kapërcen 82%, në kushtet kur rimëkëmbja ekonomike do të jetë e ngadaltë për shkak edhe të ecurisë së ekonomisë globale, ajo që dëgjuam sot u ngjan “petullave me ujë”.

  2. Po mir o Like floriri, po Mona cizmja a e di kete gje? a e ka kuptuar qe ka covid? se deri me tani mori ne qaf gjith ato njerez, edhe tit vasili desh shkoi per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu