• |
ide | kryesore

Reagon Vetëvendosje: Pse nuk do ankohemi në Kushtetuese për Albin Kurtin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit që ka mori Gjykata Supreme për të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë Albin Kurtin. Sipas saj, ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia opozitare thotë se ekziston një përpjekje për pamundësimin e zgjedhjeve që do të mbahen më 14 shkurt ndaj ajo nuk do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Shko mor idiot. U bere ti ti japesh mend Kurtit. Te ishte dhe ketu ndonje Kurt do ishte me mire dhe per ty. Mos ja qaj hallin Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *