• |
ide | kryesore

Varrezat e Durrësit me koncesion, Xhaferri: Do t’i jepen kryetarit të PS me 376 milionë lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka denoncuar ditën e sotme koncesionin e shërbimit funeral në këtë qytet. Sipas Xhaferrit varrezat e Durrësit do i jepen me koncesion kryetarit të PS-së në qytetin bregdetar me 376 milionë lekë. Ai e cilëson grabitje dhe skandal vendimin duke bërë thirrje për largimin e pushtetit në 25 prill.

“Varrezat e qytetit të Durrësit janë në gjendje të mjerueshme, megjithëse fondi i Bashkisë së Durrësit është rreth 300 milionë lekë në vit për mirëmbajtjen. Gjendja është kjo, se askush nuk punon për të shërbyer, por për të abuzuar. Përpara 2 ditësh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Këshilli bashkiak është mbledhur dhe ka vendosur te japë me koncesion shërbimin funeral…Relacioni i referohet një vendimi të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepet me koncesion shpjegohet më poshtë, janë 376 milionë lekë, një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të Bashkisë së Durrësit” tha Xhaferri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *