• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-polici i FNSH, akuzohet për një vrasje 10 vjet më parë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ish-efektivin e FNSH-së Ylli Ceka. Ai akuzohet se 10 vjet më parë ka vrarë Edvin Voglin në zonën e Freskut në Tiranë. Ish-efektivi i FNSH në Tiranë, ishte shpallur në kërkim, që nga koha kur ndodhi krimi në 11 dhjetor 2010. Ai u kap nga policia teksa lëvizte me një mjet në lagjen “Sarreq”, por mësohet se arrestimi u bë për llogari të policisë së Tiranes.

Mesditën e 11 dhjetorit 2010 në banesën e Petrit Dajtit kishte ardhur dhëndëri i tij Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli. Ku ky i fundit do të merrte me qira njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushërinjtë e Petrit Dajtit, Altin Guzja dhe Gentian Kola.

Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe me qenë se energjia elektrike nuk ka ardhur personat janë ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit.

Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje mes vëllezërve Lulëzim e Bashkim Ceka të cilët fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin.

Në këto çaste Julian Pushaj ka qëlluar me lopatë njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë duke goditur Edvin Voglin në kokë i cili ka gjetur vdekjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *