• |
ide | kryesore

Skaneri i “Shefqet Ndroqit” me defekt, pacientët dërgohen te Infektivi për kontrolle

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit. Pacientët e shtruar të infektuar nga Covid-19 transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.

Sipas ‘News24’, skaneri është jashtë funksionit prej 3 ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit. Urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *