• |
ide | kryesore

John Krasinski dhe Pete Davidson shkëmbejnë puthje në buzë, lënë të gjithë publikun pa fjalë

-Instant, Paparazzi, Slider



Buja e puthjes Madonna-Britney i takon tashmë së shkuarës. Një tjetër e rrëmbeu fronin! Rrjetet sociale do të shpërthenin pas puthjes mes John Krasinski-t dhe Pete Davidson-it në “Saturday Night Live”.
Aktori i njohur, John Krasinski, i martuar me aktoren Emily Blunt po zhvillonte një monolog nga seriali “The Office”, kur publiku insistoi që ai të puthej me Pam-in, personazh i produktit kinematografik. Teksa aktorja nuk ishte e pranishme, komediani Pete Davidson, ish-i i Ariana Grande-s u vetëofrua dhe kështu ndodhi puthja! Situata e paparashikueshme rrëmbeu menjëherë vëmendjen duke kryesuar titujt e portaleve.

Puthja në fjalë solli reagime të shumta, ku teksa një pjesë shkruante se diçka e tillë ishte ajo çfarë u duhej, të tjerë nuk e konsideruan aspak një moment të arrirë televiziv.

“Nëse mendoni se puthja e dy personave të së njëjtës gjini është risi, kthehuni në 2003-shin”, shkroi dikush.
Befasi te publiku do të shkaktonte edhe shumë vite më parë puthja mes dy artisteve, Madonna-Britney. Ishte vitit 2003, kur Britney Spears do të puthte Madonna-s në MTV VMA duke shënuar kështu një ndodhi të paharrueshme në botën e showbiz-it. Një tjetër mbretëreshë e pop-it, Christina Aguilera do të puthej gjithashtu me Madonna-s, por vëmendja ishte tjetërkund.

Kamera do të fokusohej te Justin Timberlake, i cili u duk tepër i tronditur. Ishte koha kur Spears dhe Timberlake sapo i kishin dhënë fund romancës dhe MTV gjendej gati për pak dramë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *