• |
ide | kryesore

“Mos merrni 1 qerre me ilaçe”, Brataj tregoj çfarë duhet të bëni pas ditës së 7 të infektimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej kohësh tashmë ekspertë të shëndetit bëjnë thirrje që të infektuarit me koronavirus të mos marrin antibiotikë dhe kortizonikë që në fillim të infektimit.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare tha se kjo është një praktikë e gabuar që ndonjëherë ndiqet edhe nga vetë mjekët.

“I marrim që në fillim, dikush do të përfitojë e të ka dhënë një qerre me ilaçe. Nëse receta që unë jap është pa vulë nuk është nga institucioni. Në momentin që mjeku është në punë, ka detyrë të përfaqësojë institucionin me firmë e vulë. Ligji e lejon dypunësimin.” Brataj tha se në javën e parë të infektimit, nëse e keni në formë të lehtë, mund të merren vetëm paracetamol, lëngje e vitamina.

“Në javën e parë, paracetamol e lëngje e vitamina, edhe këto s’është e thënë t’i marrësh se s’bën, mund t’i marrësh përmes ushqimit.”

Më tej, Brataj shpjegon që nëse simptomat vijojnë pas ditës së shtatë, kjo do të thotë se sëmunjda po përparon dhe se e mira është që të bëhen disa analiza dhe të konsultoheni me mjekun.

“Nëse simptomat vijojnë pas ditës së 7 kjo do të thotë se sëmundja po evoluon. Nëse temperatura shkon 39- 40 gradë do të thotë se ka shkuar në infeksion. Në ditën e 6-7 bëj analizat, që tregojnë infeksionin dhe kuagolimin e gjakut. Në bazë të tyre mjeku vendos.”

Nëse teprohet me antibiotikët, sipas mjekut, dëmtohet flora intensinale ndërsa kortizoni duhet marrë dhe ndërprerë sipas disa rregullave të caktuara.



2 Comments

  1. Thuaj majmun Piperos kete se nga 1000 euro ilace u jep pacienteve hallexhinj. Pas nje viti u kujtuat te jepni keto keshilla

  2. Eshte per te ardhur keq per kete Protokoll e qe mjeku Brataj rekomandon per Covid.
    Une u infektova me Covid. Me nje rekomandim te ngjashem te nje mjeku tjeter kalova 5 ditet e para, ne diten e 8 u perkeqsova dhe perfundova ne spital, ne diten e 10 isha ne koma dhe por per fat kete here ne nje spital ne Itali, dhe me shume veshtiresi e kalova. Ndryshe per mjeket si Brataj, nuk do i kisha shkruar keto rrjeshta.
    Atje kishin nje protokoll standart, qe diten e pare te shenjave duhet te merrje antibitiok, hollues gjaku, vitamina. Ndryshe tha nje mjek specialist, thjesht do te vdesesh.
    Cudi qe mjek si Brataj e te tjere, shpikin protokolle te kaq te cuditshme, dhe nuk marrinte gatshme ate qe mjeksia e perparuar ka vendosur. Turp per nje mjek qe thote se ka punuar ne nje spital ne evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *