• |
ide | kryesore

“Të paktën 8.3 milion euro dëm ekonomik”/ PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan për ‘shpërdorim detyre’

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Arsyeja e kësaj akuze është kontrata e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit. Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro, njofton PD.

Sipas Partisë Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.



3 Comments

  1. Pavaresisht metrave katrore….. eshte hera e pare, besoj, ne Shqiperi, qe nje godine Bashkie te ndertohet nga nje firme private e cila nderton paralelisht 3 kulla ngjitur fare me bashkine.
    Madje 3 kullat kane 3 muaj qe kane filluar punen, ndersa nuk eshte shembur ende bashkia e vjeter e jo më te jete filluar ndertimi i së resë.

  2. Mund te me ndihmoje ndonje lexues nga Elbasani se sa % te siperfaqes se ndertimit merr bashkia dhe sa % te siperfaqes se ndertimit i merr privati .
    Me sa di une ne Elbasan , nese dikush do te ndertoje ne token tende, te ofron afersisht 25% te ndertimit .
    Vetem ne kete menyre mund te shikojme nese kjo akuze eshte thjesht per fushate apo vertet PD po e kap demin prej briresh ( gje qe duhet ta kishte bere shume me pare) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *