• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i motrës: Dyshimet e mia si vëllai u soll pa zemër nga Spanja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar shqiptar, i quajtur Saimir Sula, i cili kishte shkuar për mjekim në Spanjë, dyshohet se në një spital në Barcelonë i kanë hequr zemrën. Denoncimi tronditës është bërë nga motra e tij në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për veprën penale të “shitblerja e paligjshme e organeve”.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik. Në një rrëfim për “Neës24”, motra e të ndjerit, Majlinda Sula tregon gjithë ngjarjen, ndërsa thekson tejet e prekur se vëllain ia kanë vrarë mjekët spanjollë.

“Kur hyra në spital, pa kaluar as 20 orë, më merr në telefon doktoresha me mbiemrin Petit e më thotë ‘hajde’. Mendova se po shkoja ta merrja, kishin kaluar 20 orë, prova u bë, doli negativ.

Ajo më erdhi duke qarë, më tha që ka ndërruar jetë, tha nuk e di pse, ndoshta kam bërë ndonjë gabim. Atëherë fillova të bërtisja dhe vetëm pas disa minutash, kur po mundohesha të kuptoja çfarë ndodhi, e pyeta se çfarë gabimi bëri dhe ajo më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, nuk e ke dëgjuar këtë nga unë’.

I thashë që e vrave vëllain tim dhe për këtë do më japësh llogari. Ne e çuam vëllain në spital, e futën pa bërë provën te reparti i Covid-it. Tamponi i doli negativ, ekografia e mushkërive doli mirë. Pastaj nuk e kuptuam pse.

Te kartela, ku shkruhet gjithçka, thuhet që u agjitua dhe i bëmë një gjilpërë, sapo i bëmë gjilpërën, pas pak sekondash, i pushoi zemra. Pastaj, thuhet vdekje e panjohur” – rrëfeu motra e viktimës.

“Vëllai më telefonoi diku nga ora 11, ne shkuam në spital në 23 të natës. Në mëngjes më telefonon infermierja, më thotë që është pak i agjituar dhe i thuaj të qetësohet se do i bëjmë ekografinë e mushkërive. Vëllai e merr telefonin dhe më thotë “Majlindë po më vrasin, nuk kam Covid, më nxirr nga këtu”.

Unë shkova te spitali dhe iu thashë ta nxirrnin vëllain, se nuk ka arsye të rrijë këtu. I lutem asaj vajzës te spitali, se nuk më linin të futesha, ta nxirrnin vëllain, se nuk kishte arsye pse të rrinte.

Qëndrova disa orë te dera e spitalit, kur më merr doktoresha dhe më thotë se ka ndërruar jetë. I thashë doktoreshës që dua të di vërtet çfarë ndodhi me vëllain. I kërkova ta dërgonin për autopsi aty dhe e dërguan, por Spanja ka 3 lloj autopsi dhe deri më sot nuk kanë dalë përgjigjet. Nga të dhënat e para thuhet se është arrest kardiak, shkaku i vdekjes i panjohur.

Nuk ka pasur mjaftueshëm gjak, thonë mjekët shqiptarë. Mjekët thonë që duke mos qenë organi kryesor, mungonte zemra, nuk mund të thuash që ka vdekur nga arresti kardiak. Nuk mund ta jap shkakun.

Ekspertimi i mjekësisë ligjore në Shqipëri thotë kështu, mungesë zemre. Autoritetet këtu thonë se kjo është një temë për trafik organesh dhe po bëhen hetimet. Tani ka shkuar letërporosia në Spanjë dhe ata do ta kenë kuptuar. Ndoshta këto ditë edhe ata do ta nxjerrin autopsinë finale” – tha ajo. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *