• |
ide | kryesore

Shpërthen në flakë makina “Cadillac” në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet tip ”Cadillac” ka marrë flakë pasditen e sotme në Durrës. Mjeti pësoi defekt teknik sipas policisë, në bombulën e gazit që ka shkaktuar dhe zjarrin. Sipas të njëjtave burime ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në lagjen nr.13, të qytetit bregdetar.

Makina kishte për drejtues shtetasin A. A. dhe mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe thonë se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *