• |
ide | kryesore

Gjuetia e paligjshme e koranit, arrestohen kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Shoqatës së Peshkimit dhe dy punonjës janë arrestuar në Pogradec. Arrestimi i tyre erdhi sepse nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim mes tyre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët në Pogradec që të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *