• |
ide | kryesore

Të gjithë të habitur për nominimin e Emily in Paris në Golden Globe, madje dhe skenaristja

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur nominimet e edicionit të 78 të Golden Globes u bënë publike, njerëzit prisnin shumë gjëra, përveçse të shihnin “Emily in Paris” të nominuar jo një, por dy herë dhe në kategori të rëndësishme.

Prodhimi i Netflix u nominua për “Serialin më të mirë komedi” ndërkohë që njerëzit në Twitter shkruajnë se askush nuk qeshi ndërsa aktorja Lily Collins u nominua për “Aktoren më të mirë”

Të habitur janë edhe njerëzit që realisht e kanë pëlqyer dhe shijuar serialin. Duket se nominimin nuk e ka pritur kurrsesi as Deborah Copaken, e cila është një nga njerëzit që kanë shkruar historinë. Në një artikull, ku rrëfen për habinë teksa mori vesh lajmin, ajo thotë se “patjetër që është e ngazëllyer”, por nga ana tjetër është edhe e zhgënjyer. Sipas saj, “I May Destroy You” duhet të ishte nominuar patjetër.

“’I May Destroy You’ nuk është shfaqja e preferuar e 2020, është e preferuara ime e të gjitha kohërave. Bazohet te një çështje e komplikuar si përdhunimi – unë jam vetë një e mbijetuar e sulmit seksual – dhe mbushet me humor, patos dhe një histori të ndërtuar aq mirë, sa më duhej ta shihja dy herë për ta kuptuar si arriti krijuesja Michaela Coel ta bënte.”

A do të fitojë ndonjë “Emily in Paris” në Golden Globes? Ndoshta. A do të zhgënjehen njerëzit? Patjetër, por ç’të bësh – c’est la vie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *