• |
ide | kryesore

Projekti ambicioz që furnizon me energji 3 milionë shtëpi/ Danimarka do të ndërtojë ishullin gjigand në mes të Detit të Veriut

-Instant, Lajme, Planet



Politikanët danezë kanë dhënë dritën jeshile për projektin më të madh në historinë e vendit. Projekti konsiston në ndërtimin e ishullit të parë në botë, që shërben vetëm për prodhimin e energjisë. “Ishulli i enegjisë” është planifikuar ta ketë madhësinë sa 18 fusha futbolli, por zyrtarët e projektit po shpresojnë që ta trefishojnë këtë madhësi gjatë ndërtimit. Ishulli do të vendoset në mes të Detit të Zi dhe do të jetë i rethuar nga turbina ere.

Projekti më vlerë 28 miliardë dollarë është më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga shteti i Danimarkës dhe do të zotërohet 50% nga shteti dhe 50% nga investitorë privatë. Ky ishull nuk do të sigurojë energji vetëm për danezët por edhe për shtetet përreth si: Gjermania, Britania e Madhe si dhe Zvicra. Ndërtimi i ishullit vjen si angazhim ambicioz i Danimarkës për të reduktuar 100% emetimin e dioksidit të karbonit brenda vitit 2050, duke gjetur mënyra alternative për të prodhuar energji.



2 Comments

  1. Akoma nuk e ka vendos kreu rilindjes ,Rama.Do e bisedoje me Erdoganin,he do te t’a thote sse ku,exaktesissht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *