• |
ide | kryesore

Detaje të reja për 28-vjeçaren që ndërroi jetë prej COVID-19, kishte lindur 6 ditë më parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Gruaja e re  ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë, dy javë më parë.

Para 6 ditësh, 28-vjeçaren e dërguan në maternitetin e Tiranës, ku ka lindur. Më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.

Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, shkruan BalkanWeb.com.



1 Comment

  1. NE GJITHE BOTEN VETEM 40% E TE INTUBUARVE VDESIN , KURSE KETU 100% .
    SI SHPJEGOHET? KETA TANET JPO NUK U DHE PARA BEHEN VRASES , VRASES GJAKFTOHTE BILE.
    NE KETE VEND KA HUMB NJERZLLIKU , DOKTORI E SHEH PACIENTIN SI SAI EURO QE MUND TE PERFITOJ .
    NE TE GJITHA FUSHAT SISTEMET TONA JANE KALBEZUAR KOMPLET . DUHET NJE RREVOLUCION GJITHPERFSHIRES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *